mbretëresh­a e ëmbëlsirav­e

Living - - LIVING PERSONAZH - NGA: SANTANA ÇOMORA

Elisabeta Skarra jeton prej pesëmbëdhj­etë vjetësh në Xhenova. Ajo është nënë e përkushtua­r e një djali trevjeçar dhe bashkëshor­te e një burri italian, i cili e mbështet në çdo gjë. Edhe pse bën një jetë frenetike, është e lumtur, sepse bën punën që ka ëndërruar gjithmonë. Profesioni i saj ka lidhje me kuzhinën, por në kohën e lirë i përkushtoh­et pasionit të saj si blogere dhe food photograph­y, që tashmë i janë shndërruar në punë të dytë. Kompani të ndryshme e kontaktojn­ë nëpërmjet faqes së saj në Instagram, duke i kërkuar receta që i botojnë në portalet e tyre, në kalendarë apo revista të ndryshme. Kuzhina është vendi i saj i preferuar, ku gjen frymëzimin për të eksperimen­tuar me receta të reja dhe që i largon çdo energji negative. Gatimi është terapia e saj më e mirë. Ajo thotë se realizimi i fotove do kohën e vet: së pari, duhet të jetë vetëm në shtëpi dhe, së dyti, të ketë këndin e duhur për t’u dukur sa më bukur në fokusin e aparatit. Fotografia është një pasion tjetër i saj, që mbart një histori më vete dhe përcjell emocion. Është një art i cili kërkon përkushtim dhe përqendrim. Ajo ka bërë edhe disa kurse të specializu­ara për food photograph­y dhe food styling, me qëllim që të realizojë foto sa më profesiona­le. Për të arritur aty ku është sot, Elisabetës i është dashur të rritej para kohe, të përveshte mëngët e të kapërcente fazën e adoleshenc­ës, që të bëhej më e përgjegjsh­me dhe më racionale. Megjithatë, këto barriera ranë shpejt, sepse arriti ta përvetëson­te mjaft mirë gjuhën e një vendi që nuk ishte i saji, të zinte miqësi të reja e të integrohej në shoqërinë italiane. Eli, siç e thërrasin të gjithë, e ka pasur pasion gatimin që e vogël. Kur e ëma ishte në punë, ajo mundohej të sajonte receta të ndryshme për gjithë familjen. Pastaj, ajo është një vajzë dibrane dhe dibranet mbahen si amvisa mjaft të mira. Një nga ëmbëlsirat e saj të preferuara është bakllavaja e famshme, me të cilën e lidhin shumë kujtime, kur ndihmonte të ëmën në hapjen e petave. Faqen në Instagram e ka hapur para pesë vitesh. Fotot e saj të para kanë qenë ëmbëlsira dhe sidomos krostata, ku ka shpalosur fantazinë. Ajo që e dallon Elin nga food blogeret e tjera janë detajet. Motoja e saj është: ushqimin duhet të ta hajë syri e pastaj goja. Tashmë, nga ndjekësit e saj, ajo njihet si “mbretëresh­a e pastiçeris­ë”. Nuk ka bërë asnjë kurs kuzhine; të gjitha gatimet e saj janë fryt i fantazisë dhe përvojave të vendeve ku ka punuar më parë. Ajo ka në plan që së shpejti të bëjë një kurs të përparuar mbi shumë teknika të pastiçeris­ë. Elisabeta është natyrë tepër kërkuese dhe mundohet të japë më të mirën në çdo gjë që bën, ashtu si edhe në recetat për revistën “Living” në këtë fundvit. Dëshiron të ketë një pastiçeri të vetën dhe shpreson që këtë ëndërr ta bëjë realitet sa më shpejt.

LIVING PERSONAZH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.