BISKOTA

NË FORMË YLLI TË MBUSHURA ME REÇEL MJEDRE

Living - - LIVING PERSONAZH -

PËRBËRËSIT:

300 g miell 00 180 g gjalpë të ftohtë 130 g sheqer pluhur 2 të verdha vezësh 6 g vanilje pluhur lëkura e një limoni 1 lugë kafe kanellë reçel mjedre

PËRGATITJA:

Në një enë hedhim miellin dhe sheqerin, pastaj hapim një gropë në mes ku do të shtojmë gjalpin e prerë në kubikë, të verdhat e vezëve, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e grirë imët të një limoni. Punojmë brumin me duar derisa të shkrijë gjalpi. E mbështjell­im mirë brumin me qese plastike ushqimi dhe e lëmë të pushojë një orë në frigorifer. Nxjerrim brumin nga frigorifer­i dhe hapim një petë tre centimetra të trashë. E presim në forma yjesh apo në çdolloj forme tjetër që kemi në kuzhinë. Vendosim biskotat në tavën e mbuluar me letër furre dhe më pas i pjekim për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperatur­ën 170°. Kur të jenë ftohur plotësisht, hedhim mbi biskotë reçel dhe vendosim sipër saj një biskotë tjetër. Në fund, spërkatim me sheqer pluhur.

LIVING PERSONAZH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.