KROSTATË E FTOHTË ME ÇOKOLLATË &

Living - - LIVING PERSONAZH -

Biskota me Xhinxher PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

280 g biskota 160 g gjalpë 1 lugë gjelle mjaltë 1/2 lugë çaji kanellë 15 g kakao 30 g fëstëkë të grirë

PËR KREMIN GANASH (GANACHE):

200 g çokollatë e zezë 80 g çokollatë me qumësht 280 g pana e ëmbël për ëmbëlsira

Zbukurimet: PËRBËRËSIT PËR BISKOTAT ME XHINXHER:

480 g miell 00 180 g sheqer kaf integral 1 vezë 180 g gjalpë 140 g mjaltë 2 lugë çaji kanellë 2 lugë çaji xhinxher 1/2 lugë çaji arrë moskat 1/2 lugë çaji karafil i egër pluhur 1 lugë çaji sodë buke 5 g kripë

PËRBËRËSIT PËR GLASENË E BISKOTAVE ME XHINXHER: 135 g sheqer pluhur 35 g të bardha vezësh 2-3 pika lëng limoni PËRGATITJA:

Fillimisht përgatitim bazën e krostatës. Shkrijmë gjalpin dhe e lëmë mënjanë. Bluajmë në grirëse elektrike biskotat dhe fëstëkët, shtojmë gjalpin e shkrirë, mjaltin, kanellën dhe kakaon. I përziejmë mirë përbërësit dhe masën e përgatitur e hedhim në tavë, të cilën e futim në frigorifer. Ndërkohë, përgatitim kremin ganash. Vendosim në zjarr të ulët një tigan dhe shtojmë panën. Kur ajo të jetë gati për të vluar, e heqim nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e grirë hollë, duke e përzier derisa të shkrijë e të përftohet një masë kremoze. Masën e përftuar, e përhapim me spatul mbi bazën me biskota që përgatitëm më parë, dhe e lëmë të pushojë dy orë në frigorifer. Më pas, e zbukurojmë sipas dëshirës. Ngrohim furrën në temperatur­ën 180°. Shkrijmë gjalpin me sheqerin dhe mjaltin dhe e lëmë mënjanë që të ftohet. Ndërkohë, përziejmë mirë në një enë të gjithë përbërësit e tjerë. Shtojmë gjalpin e shkrirë dhe përgatitim një brumë kompakt, të cilin e lëmë të pushojë në frigorifer. Më pas, me brumin bëjmë biskotat, i vendosim në tavë të mbuluar me letër furre dhe i pjekim në temperatur­ën 180° për 10-12 minuta. Për përgatitje­n e glasesë, që duhet për zbukurimin e biskotave, hedhim tre përbërësit e mësipërm dhe i përziejmë për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze. Zbukurojmë biskotat dhe krostatën sipas dëshirës dhe fantazisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.