Kek i aromatizua­r me erëza

Living - - LIVING PERSONAZH -

PËRBËRËSIT:

2 vezë 180 g sheqer i imët kaf integral 120 g gjalpë i butë 220 g pana e freskët për ëmbëlsira 160 g reçel frutash pylli 340 g miell 00 20 g kakao 1 lugë gjelle lëng limoni 2 lugë çaji uthull molle ose të bardhë 2 lugë çaji kanellë 1 lugë çaji xhinxher 1 lugë çaji sodë buke një lugë çaji kripë maja lëkura e një portokalli, e grirë imët pak arrë moskat

PËR GLASENË:

2 lugë qumësht 220 g sheqer pluhur

PËRGATITJA:

Në një enë hedhim panën, lëngun e limonit, uthullën dhe pakëz kripë dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me një rrahëse me dorë. Në një enë tjetër, përziejmë me mikser për disa minuta sheqerin me gjalpin e butë, të cilin duhet ta nxjerrim nga frigorifer­i një orë përpara. Më pas shtojmë masën e përgatitur më parë dhe reçelin. Hedhim në mikser miellin, kakaon, sodën e bukës, lëkurën e portokalli­t, kanellën, xhinxherin, arrën moskat dhe i përziejmë. Masën e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer me gjalpë e të spërkatur me miell. E pjekim kekun në furrën e ngrohur më parë për 40 minuta në temperatur­ën 180°. Pasi të jetë ftohur, mund t’i hidhni glasenë e përgatitur me sheqer pluhur dhe qumësht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.