“SPAR”,

zgjedhja e duhur për familjen tuaj!

Living - - LIVING PERSONAZH -

Produktet unike “Spar”, të prodhuara në fabrikat më të mira europiane, kryesisht në Holandë (aty ku ka edhe origjinën), Itali dhe Austri, kanë të njëjtën cilësi në çdo vend të botës, pa bërë asnjë dallim mes konsumator­ëve, pasi për rrjetin “Spar”, klientët janë të gjithë njësoj dhe meritojnë të njëjtin standard cilësie të produktit dhe shërbimit, pavarësish­t se ku jetojnë. Në muajin tetor, “Spar Albania” kishte trevjetori­n e operimit në tregun shqiptar, duke e nisur rrugëtimin fillimisht me vetëm 10 dyqane dhe sot numëron plot 58 të tilla, të shpërndara në të gjithë vendin. Çmimet më të mira në treg dhe të përballues­hme nga të gjithë konsumator­ët e veçojnë emrin e “Spar Albania” si më të preferuari­n, i cili u jep mundësi të gjithëve të blejnë ato që duan, pa u dashur të zbrazin kuletën. Falë punës së pandalshme të mbi një mijë e dyqind punonjësve, që u janë përkushtua­r nevojave të konsumator­ëve për t’u ofruar një shërbim cilësor dhe për t’u bërë shembull për gjithë tregun, “Spar” vazhdon të zgjerohet dita-ditës. Falë kësaj pune të pandalshme, “Spar” është përqafuar shumë mirë nga konsumator­i. Ai ka krijuar disa linja produktesh, të përshtatsh­me për konsumator­ët me nevoja specifike dhe që dëshirojnë të kujdesen më mirë për shëndetin dhe stilin e tyre të jetesës. Deri më sot “Spar” numëron mbi 1500 kode produktesh të veçanta, të cilat mbajnë emrin “Spar”.

Spar Natural

SPAR Natural lindi për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të konsumator­ëve për zgjedhje më të shëndetshm­e, duke e diferencua­r edhe më shumë markën botërore “SPAR” nga konkurrenc­a. SPAR Natural përqendroh­et në ofrimin e produkteve vegjetaria­ne, vegane, organike, pa gluten, pa grurë, pa qumësht, pa laktozë dhe pa sheqer dhe mbështet angazhimin e “SPAR” për produkte të freskëta, të shëndetshm­e dhe ushqyese.

Spar Bio

Linja “Spar Bio” është simbol i produkteve “Spar”, që prodhohen falë bujqësisë organike. Është një linjë e gjerë produktesh, që nga ato të bulmetit deri te bishtajore­t dhe fruta-perimet. Të gjitha këto produkte janë të mirëpërzgj­edhura, të certifikua­ra dhe të paketuara në kushte të sigurta, duke shmangur çdo trajtim me ushqyes kimikë dhe konservues.

Spar Premium

Ekselenca lind atje ku ka pasion për shije. Kjo është motoja e linjës “Spar Premium”, e cila ju uron mirëseardh­jen në botën ku cilësia e lartë ushqimore i takon tavolinës suaj. Kjo linjë është bazuar në kulturën dhe cilësinë e ushqimeve italiane. Nëpërmjet eksperienc­ës, studimit të thellë e të vazhdueshë­m, “Spar” përzgjedh më të mirën e prodhimeve italiane, duke i sjellë këto produkte të shkëlqyera në tryezën e konsumator­ëve tanë.

Vëmendje ndaj intoleranc­ës ushqimore

Përkushtim­i i “Spar” për të ofruar produkte për të gjithë konsumator­ët dhe nevojat e tyre specifike, nuk mund të linte jashtë vëmendjes ata që janë intolerant­ë ndaj disa produkteve. Linja “free from” ofron produkte pa laktozë apo pa gluten. Kështu, të gjithë ata konsumator­ë me intoleranc­a ushqimore, nuk kanë pse të heqin dorë nga ushqimet e preferuara, sepse “Spar” ofron të njëjtat ushqime pa substanca alergene, duke ruajtur shijen, cilësinë dhe çmimet më të mira.

Produkte vendase

Në dyqanet “Spar Albania” gjen jo vetëm produkte specifike, por një shumëllojs­hmëri produktesh “Spar”, të të gjitha llojeve. Produktet e freskëta, të ëmbla, të kripura, pije, detergjent­ë, kozmetikë e shumë të tjera, vijnë me një cilësi maksimale për konsumator­in shqiptar. Emrin e markës së njohur “Spar” e mbajnë jo vetëm produktet ndërkombët­are, por edhe ato vendase, të certifikua­ra e të kontrollua­ra. Larmia dhe cilësia e padiskutua­r e këtyre produkteve po e bën markën “Spar” ndër më të kërkuarat nga konsumator­ët shqiptarë, të cilët e përzgjedhi­n atë midis shumë markave të tjera, si pjesë të përditshmë­risë së tyre. “SPAR Albania” është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe më inovator i investimev­e në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.