Biskotat klasike

me agrume të Krishtlind­jes

Living - - LIVING KUZHINË -

Dikur mjaftonte të vinim mbi sobën e druve lëkura portokalli, që shtëpia të merrte një aromë tjetër, të dukej festive, të vinte aromë të diele. Tashmë këtë e bëjnë biskotat: gjalpi i përzier me lëkurën e grirë imët të limonit dhe portokalli­t, janë aroma më e mirë e festave. E me format e festave duken edhe më bukur. Kjo është e këndshme sidomos për fëmijët; prerja e biskotave dhe pjekja tyre është argëtimi më i mirë për ditët festive.

PËRBËRËSIT:

200 g miell 20 g niseshte patateje 75 g sheqer 1 vezë 1 lugë e vogël me lëkurë të grirë limoni 1 lugë e vogël me lëkurë të grirë portokalli 125 g gjalpë pak vanilje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Grijmë fillimisht hollë lëkurën e agrumeve: masa duhet t’i ngjajë një pureje, e cila duhet të përzihet mirë me brumin. Në një tas të madh përziejmë miellin me niseshtenë, shtojmë sheqerin, vezën, lëkurat e agrumeve, gjalpin të prerë në kubikë dhe vaniljen. I përziejmë dhe i punojmë mirë me dorë, derisa të formohet një brumë kompakt. E mbështjell­im me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer, së paku një orë. Ndërkohë, vendosim në dy tava letër kuzhine. Pas kësaj, e hapim brumin në një petë të trashë rreth 5 milimetra dhe e presim me format e Krishtlind­jes (bredha, engjëj, yje, drerë). I vendosim në tavë dhe i pjekim për rreth 20 minuta ose derisa anët e biskotave të marrin ngjyrë të artë. Pa i lëvizur nga tava, i lëmë të ftohen për rreth 5 minuta, përpara se t’i heqim që aty. Nëse duam t’i varim në pemë, i shpojmë me një kruajtëse dhëmbësh dhe vetëm pasi të jenë ftohur plotësisht mund t’u shkojmë nga një fjongo të bardhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.