Yje me xhenxhefil

dhe kakao

Living - - LIVING KUZHINË -

Meqenëse biskotat me xhenxhefil dhe kanellë i kam bërë shumë në të shkuarën, kësaj radhe mendova se ishte koha për diçka të re, sigurisht, pa lënë mënjanë xhenxhefil­in. Nëse nuk e përdorim në ëmbëlsira për Krishtlind­je, kur ta përdorim? Pastaj, pak kakao nuk i ka bërë dëm askujt.

PËRBËRËSIT:

390 g miell 50 g kakao e hidhur 130 g sheqer një lugë kafeje pluhur vaniljeje një lugë kafeje me xhenxhefil pluhur 250 g gjalpë 1 vezë dhe 1 e verdhë veze 1 lugë e vogël me lëkurë të grirë portokalli

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 175 gradë. Përziejmë në një tas kakaon dhe miellin, pastaj shtojmë sheqerin, vaniljen, xhenxhefil­in dhe gjalpin të prerë në kuba të vegjël. Më pas shtojmë vezën, të verdhën e saj dhe lëkurën e grirë të portokalli­t. I punojmë fort me dorë derisa të përftojmë një brumë të plotë, e mbështjell­im me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë. Shtrojmë letër kuzhine në dy tava. E ndajmë brumin në dy pjesë, e punojmë pak me dorë dhe hapim një petë të trashë rreth 5 milimetra. Mund të shtojmë pak miell, që ta punojmë më lehtë. E presim brumin në forma yjesh me madhësi të ndryshme, i vendosim në tavë dhe i pjekim 20 minuta, derisa sipërfaqja e tyre të mos ketë më shkëlqim. I lëmë të ftohen në tavë rreth 5 minuta, më pas i kalojmë në një enë tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.