Nuk ka festë pa pak "Nutela"

Living - - LIVING KUZHINË -

Në fillim këto biskota i pashë në faqen e Marta Stjuartit, në Instagram dhe m’u dukën të bukurat e dheut, por aty nuk kishte asnjë gjurmë të recetës. Gjithsesi i ruajta, derisa të më dilnin sërish përpara, e kësaj radhe te një blogere italiane ushqimesh, që kishte më shumë të dhëna, mes të cilave dhe emrin e tyre “ochi di bue”, sytë e buallit. Ajo kishte zgjedhur t’i bënte të rrumbullak­ëta (Marta i kishte prerë si lule), që dhe mund t’i ngjanin vërtet syrit të buallit a të kaut, që nuk e di fare se nga ndryshojnë nga njëri-tjetri (të mendosh që mua nuk më pëlqen fare as emërtimi i domates zemërkau). Ju bëjini si të doni, në daç sy kau, në daç lule pranverore, por nëse i mbushni me "Nutela" do t’i ktheni në variantin më të mirë festiv të këtyre ditëve. Sepse nuk ka festa pa pak "Nutela".

PËRBËRËSIT:

250 g miell 80 g niseshte patateje 160 g gjalpë pak kripë 1 vezë e plotë dhe 1 e verdhë veze pak "Nutela" për mbushje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 170 gradë. Përziejmë në një tas miellin dhe niseshtenë, shtojmë sheqerin, kripën dhe vezët. Pasi të formojmë brumin, e mbështjell­im me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer së paku gjysmë ore. Hapim një petë rreth 3 milimetra të trashë dhe e presim në forma rrathësh ose më bukur akoma, lulesh. Kur t’i shtrojmë në tavë, gjysmave të tyre u hapim nga një gropë në qendër dhe i pjekim për rreth 15 minuta. Pasi të ftohen, i ngjitim dy e nga dy me "Nutela" dhe i pudrosim me pak sheqer pluhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.