Biskota sablés me boronica të kuqe

Living - - LIVING KUZHINË -

I zgjodha për hijeshinë që i japin grimcat e kuqe kutisë, por edhe sepse më pëlqen shija e athët e boronicave dhe të shijoj shijen e plotë të gjalpit të këtyre biskotave. Ato janë të përsosura për të shoqëruar një filxhan çaj. Një sugjerim më shumë? Shtojini çajit të zi pak kanellë dhe karafil.

PËRBËRËSIT:

150 g gjalpë 50 g sheqer pluhur 230 g miell 30 g niseshte misri 100 g boronica të kuqe të thara pak vanilje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 170 gradë. Hedhim në një tas sheqerin dhe gjalpin dhe i përziejmë me një thikë apo me lugë druri, derisa masa të bëhet kremoze. Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë dhe pak. Pastaj shtojmë pak nga pak miellin dhe niseshtenë dhe e punojmë me dorë. Meqenëse brumi nuk ka vezë, fillimisht do të duket si rërë, por duke e punuar mirë me dorë do të bashkohet e do të kthehet në brumë. Kur të arrijë këtë formë, nuk e punojmë më, përndryshe mund të squllet. Shtojmë boronicat dhe e punojmë edhe pak me dorë. Nëse e punojmë më shumë sesa duhet dhe ai fillon të ngjisë, shtojmë pak miell. E mbështjell­im brumin me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë. Mund të bëjmë forma të thjeshta, toptha me dorë, të cilët më pas i hapim, ose hapim një petë dhe e presim me format që dëshirojmë. I vendosim në tavë dhe i pjekim për rreth 13-15 minuta apo derisa anët të marrin ngjyrë të artë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.