Guaskat e famshme të Marsel Prustit

Living - - LIVING KUZHINË -

E bukura e ëmbëlsirav­e tradiciona­le, është se për to mund të lexosh pa fund burime historike, letrare, gojëdhëna. Në internet gjenden aq shumë histori e kombinime të ndryshme recetash për kekët e vegjël “Madaleine”, sa mund të kalosh një fundjavë të tërë duke lexuar (apo shumë më tepër nëse do t’i futesh edhe “Në kërkim të kohës së humbur” të Marsel Prustit, i cili i citon në libër ëmbëlsirat e vogla në formë guaskash). Ama, për variantin që bëj unë, duhet më pak se një orë. Gjithë ç’ju duhet është forma, e për të mos humbur kohë, ju rrëfej që është “Tescoma”, marka e njohur e pajisjeve të kuzhinës e pranishme në shumë dyqane në Shqipëri (unë e gjeta në dyqanin “Voila”). Për të shmangur edhe pyetjet e mëtejshme, po ju them se forma duhet patjetër, ndryshe nuk quhet “Madaleine”. Sepse nuk është as kek, as petull, as biskotë: është “Madaleine”, forma e guaskës nuk të lë të ngatërrohe­sh.

PËRBËRËSIT:

140 g miell 3 vezë të mëdha lëkura e grirë e një limoni pak kripë 2 lugë mjaltë trumze 125 g gjalpë i freskët sheqer pluhur

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 200 gradë. Lyejmë me pak gjalpë të shkrirë format dhe sitim miellin. Me rrahësen elektrike rrahim vezët me lëkurën e limonit, derisa kremi të zbardhet dhe të trashet. E spërkatim me pak kripë, shtojmë mjaltë dhe e rrahim sërish, derisa të bëhet si krem. Hedhim ngadalë miellin dhe më pas gjalpin. E shpërndajm­ë brumin me lugë nëpër forma, e fusim në furrë dhe e pjekim për rreth 15-20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë, ose bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh. Pas kësaj, i lëmë të ftohen 15 minuta, i nxjerrim nga format dhe i spërkatim me sheqer pluhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.