Getoar Selimi MMV

Living - - LIVING PERSONAZH -

Getoar Selimi ose Ghetto Geasy, siç e njohin të gjithë dashamirës­it dhe fansat e tij, është artisti më i dashur hip-hop i trojeve shqiptare. Nëse ka diçka për të cilën ne, por dhe antagonist­ët e tij, duhet ta falënderoj­më Getin, është kapitalizi­mi apo utilitariz­mi që diti të zhvillojë ai. Pra, muzikë e re, e panjohur, e konvertuar në fitime të vërteta. Një treg i ri, për qindra artistë, kur përdoren veshjet e gjera, tekstet ngacmuese dhe video sensuale.

Kam pasur fatin ta njoh Getin prej më shumë se një dekade, por intervista me të ishte e vështirë. Ai është jo vetëm shumë i angazhuar, por dhe shumë i apasionuar dhe detajist në çdo punë apo projekt që realizon. Suksesi i tij shumëvjeça­r në zenitin e VIP-ave shqiptarë, është plotësisht i merituar, i fituar me djersë, pasion dhe shumë dashuri, prandaj jam e lumtur që këtë rrëfim për suksesin, jetën, muzikën, dashurinë dhe pasionet e veta, ai e ndau me “Living”.

Geti, dua ta nis bisedën tonë nga karriera; sa vite punë të suksesshme numëron?

22 vite karrierë. Në fakt, ajo filloi të bëhej më serioze prej vitit 2000 apo 2001, megjithatë fillesat i ka para luftës në Kosovë. Në atë kohë kam qenë fëmijë dhe ka qenë më tepër një sprovë apo pasion imi. Pastaj fillova ta ktheja në stil jete dhe mori një formë tjetër.

Në gjithë këto vite krijimtari, kanë ardhur dhe kanë ikur shumë, ndërkohë që ti ke qenë aty, në panteonin tënd. Si të duket tregu i sotëm i muzikës?

Kur dikush arrin në një pikë të jetës profesiona­le dhe kur e bën prej kohësh një punë, nuk i duhet më aq kohë sa në fillim. Tanimë nuk punoj sa në ato fillime, sepse disa gjëra bëhen rutinë dhe e di me sy mbyllur ç’do të bëj. Kjo është dhe përparësia e jetëgjatës­isë së muzikës sime. Tani eksperienc­ën time e ndaj me Majkun apo me Onatin (bashkëpunë­torët e mi), sepse edhe unë i kam kaluar ato faza dhe jam sprovuar. Pra, edhe pse kohët ndryshojnë, disa gjëra mbeten të njëjta. Rregullat dhe loja janë po ato, të mos them që kohët e fundit gjërat po kthehen pas. Për shembull, mendoj se muzika ka evoluar shumë, ka më shumë artistë, më shumë përparësi për artistët dhe talentet e reja, por, sipas meje, muzika në përgjithës­i është më pak cilësore. E shoh edhe te vetja, që nuk shkruaj më tekstet e para shumë viteve dhe jo sepse nuk mundem, sigurisht, sot mundem më tepër, por publiku sot do krijime më të thjeshta, më shumë sasi, sesa cilësi. Duan më tepër krijime, më tepër këngë dhe prodhimtar­i. Për shembull, para 6 apo 7 vjetësh bëja dy këngë në vit, i krijoja me shumë pasion dhe dëshirë dhe janë këngë që dëgjohen edhe tani, kurse sot, artistët krijojnë 30 këngë në vit, sepse nuk mbijetojnë dot në treg vetëm me një krijim. Edhe nëse kënga është shumë e mirë, konsumohet shpejt. Pastaj, të mos harrojmë periudhën e verës, e cila është e pasur me krijime të reja, dhe krijohet një situatë e rrëmujshme. Sa më përket mua, jam përpjekur të ruaj një balancë gjithë jetën, ndonëse krahasuar me të tashmen, realizoj pak këngë. Gjithsesi, mundohem t’i përshtatem pritshmëri­ve të njerëzve kah meje, përpiqem të jem Geti i vjetër, por brenda kornizave të mia, të rinovohem, të jem dhe një Get i ri. Pastaj, duhet të jesh edhe i qëndrueshë­m dhe kjo është më e vështira. Problemi më i madh është se në këtë industri konsumohes­h, ndaj duhet të jesh produktiv, por kur bëhesh pikërisht i tillë situata komplikohe­t, sepse rrezikon të përsëritës­h veten. Sa më shumë të punosh, të kesh materiale apo këngë, aq më shumë mundësi ke për t’u përsëritur, sepse përsëriten fjalët, rimat dhe gjithçka tjetër. Këtu qëndron dhe vështirësi­a, pasi duhet të jesh i freskët dhe vetvetja. Megjithatë, mendoj se nuk ka asgjë të parealizue­shme kur njerëzit të duan për atë që bën. Kjo është një këshillë që ua jap edhe atyre që kam pranë: duhet të arrish në një pikë ku njerëzit të të duan si artist dhe si rrjedhojë, do të duan dhe krijimtari­në tënde, jo vetëm një këngë. Nuk mund të varesh nga një sezon, një album apo nga një trend i momentit. Artisti duhet ta sjellë trendin; kjo duhet arritur. Për të realizuar këtë, duhet të njohësh veten, të dish të mirat dhe të këqijat, gabimet apo vlerat e vetes. Duhen pikasur vlerat për të cilat njerëzit të duan dhe ato që të bëjnë ai që je. Mendoj se i kam evidentuar këto te vetja dhe deri tani më ka

rezultuar e suksesshme, pra, e di se për çfarë më duan dhe përpiqem ta ruaj. Nga ana tjetër, mundohem të sjell dhe risi, të cilat unë i shoh si të tilla.

Shumë artistë të famshëm sot, janë të tillë sepse kanë pasur një mbështetje dhe një promovim të madh nga ty, në fillimet e karrierës së tyre.

Në përgjithës­i njerëzit duan sukses, arritje dhe pasuri që fitohet shpejt. Po ta analizosh nga jashtë, nuk është keq të duash ta kapësh majën shpejt, por gabimi qëndron te rruga që ndjek për të arritur atje. Gjithmonë jam përpjekur t’ju tregoj artistëve që nuk qëndron problemi te një bashkëpuni­m me mua, por çfarë do të bëjnë pas tij. Pra, siç i themi në Kosovë, “gjetonin e fundit e harxhove të parin”. Për mua ky është gabim i madh dhe jo zgjidhje. Jam munduar t’i këshilloj këta artistë dhe mendoj që gjërat duhet të ecin ngadalë dhe të sigurta. Ka pasur raste që kam bërë marrëveshj­e për artistë të tjerë, për shuma goxha më të mëdha nga sa jam paguar vetë, ndërkohë që sot ata nuk dëgjohen më. Me këtë dua të them që gjithë aktiviteti dhe koncertet e mia, kanë ardhur gradualish­t, që të mos kishte kthim pas. Ka pasur raste të tjera, kur mund të paguhesha pesëfishin e shumës që merrja, por nuk kam dashur të abuzoja, kryesisht për vete, sepse doja të ecja me hapa të ngadaltë dhe të sigurt. Artisti i vërtetë duhet të arsyetojë, të jetë vetvetja, i fortë dhe i sigurt.

Si e imagjinon të ardhmen në muzikë?

Për mua hip-hopi nuk është vetëm muzikë apo art, është stil jete. Unë jam rritur dhe kam krijuar gjithçka me këtë stil jete, kam jetuar, jetoj dhe do të vazhdoj ta bëj kështu, sepse kështu jam. Në periudha të ndryshme ky stil jete mund të transformo­het në mënyra të ndryshme, por thelbi do të mbetet gjithmonë i njëjtë. E kam shumë të vështirë të mendoj të bëj diçka tjetër, që nuk ka lidhje me këtë që bëj. Gjithnjë përqendroh­em në atë çka bëj; nuk jam edhe këngëtar edhe instrument­ist. Përqendroh­em përherë në një pjesë, sepse mendoj që po e zhvendosa vëmendjen diku tjetër, do të lë diçka mangët ose nuk do ta bëj si duhet. Punën që bëj, nuk dua ta bëj ndryshe. Ka pasur çaste kur kam menduar që të bëj edhe gjëra të tjera, por prapë nuk dua të shpërqendr­ohem, pasi edhe puna më ka ecur mirë. Kështu, ia kam lënë gjithçka kohës dhe projektet e reja dhe të ndryshme, të vijnë kur të jetë vakti.

Me sa di, gjatë karrierës tënde ke qenë i tërhequr edhe kur artistë të tjerë kanë dashur të përfitojnë nga emri, pozita apo fama jote. Ç’mund të na thuash për këtë?

Po, është e vërtetë. Jam një prej artistëve të parë të hip-hopit dhe shpesh ka pasur edhe sulme ndaj meje, duke qenë në pozitën që sapo përmende. Ndoshta edhe unë do të kisha vepruar kështu po të isha në ato pozita, ndonëse nuk e besoj. Me këtë dua të justifikoj persona të ndryshëm

që kanë bërë veprime të tilla, por edhe sepse kam qenë indiferent dhe i përqendrua­r te përmirësim­i vetjak. Kjo sjellje më ka rezultuar e suksesshme dhe nuk kam dashur të kthej kokën pas e të merrem me të tjerë, sepse shpeshherë ata persona ose kanë qenë shumë të rinj, ose nuk kanë qenë pjesë e muzikës dhe kanë dashur famën e momentit. Unë nuk e kam parë të arsyeshme të përgjigjem, sepse në të kundërt duhej të kisha lënë muzikën dhe të rrihesha me të gjithë, por nuk bëj dy gjëra njëherazi. Përqendroh­em në një dhe kam zgjedhur këtë rrugë. Kështu, kur kam toleruar një, e kam bërë edhe me shumë të tjerë dhe nuk e kam pasur problem, se e kam ditur që herët a vonë kush ishte i suksesshëm do ta provonte vetë në kurriz dhe kush nuk ishte i tillë do të harrohej shpejt. Gjithsesi, me të dyja palët kam dalë i fituar.

Ka ndodhur që të jesh diskriminu­ar për stilin tënd, duke të parë si të cekët, pa u ndalur në punën e madhe dhe të detajuar që qëndron pas artit tënd?

Nuk jam tip imponues, madje e urrej përfitimin e çdolloj gjëje në kurriz të dikujt tjetër. Gjithmonë kam dashur të arrij, pak apo shumë, me punën time. Në kohën time nuk ka pasur as internet, as spote, as medie sociale. Kur kam ardhur për herë të parë në një koncert në Shqipëri, askush nuk më njihte për fytyrë. Atë ditë mora pjesë në tre koncerte, një për fëmijë dhe dy për mosha mbi 18 vjeç. Diskoteka quhej “Calvin” dhe mbaj mend që nuk kishte hapësirë për gjithë publikun. Kjo është një nga gjërat që vlerësoj nga ajo periudhë; askush nuk më njihte fizikisht, por të gjithë i dinin këngët e mia. Njerëzit kanë dashur muzikën time dhe jo mua, sepse vishem bukur, se bëj video luksoze, me makina, vajza të bukura dhe ambiente elegante. Mirëpo një 20-vjeçar sot, nuk e njeh fare këtë periudhë, nuk ka dëgjuar kurrë për të. Me që ra fjala te videot, fillimet kanë qenë shumë të vështira, nuk krahasohen me sot, ku gjithçka është më e lehtë. Atëherë ka qenë çdo gjë ndryshe.

A ke nostalgji për të kaluarën, për ato fillime?

Secilin nga ne e merr malli për kohët e vjetra, por periudha jonë nuk krahasohet me ditët e sotme. Artistët e parë të hip-hopit kanë qenë nga gjeneratat e para në botë të kësaj rryme. E gjithë ajo periudhë ka qenë krejt ndryshe nga tani. Ne i takojmë një kohe tjetër, ku dukeshim si alienë me ato pantallona­t e gjera. Kemi qenë rreth 50 apo 100 vetë në gjithë Kosovën. Ata ishin këngëtarët, ata ishin dhe publiku, se aq kemi qenë. Kemi qenë po ata në koncert në Pejë apo në Prizren, por edhe kjo ka pasur bukurinë e vet. E vetmja gjë që nuk më pëlqen sot, është se dikush mund të mbivlerëso­het kot dhe shumica janë të mbivlerësu­ar. Nuk e them sepse i kam inat, sidomos të rinjtë, por kjo është e vërteta. Sot këngët bëhen me një PC, dikush mund të mendojë se është kompozitor apo producent; pra, i vendos vetë emrat që dëshiron. E njëjta gjë ndodh dhe me artistët që vjedhin disa shprehi, muzikë, e me raste merret edhe vesh që kënga është e vjedhur dhe njerëzit prapë e pëlqejnë. Për shembull, gjatë gjithë karrierës sime, jam munduar me mish e me shpirt që të mos përdor asnjë fjalë serbe në tekstet e mia, por kjo është e vështirë, sepse shumë fjalë që përdorim, mendojmë që janë shqiptare, ndërkohë që nuk është kështu. Kjo gjë më ka ndodhur dhe këtu në Shqipëri. Megjithatë, këto detaje njerëzit nuk i vërejnë, pasi janë vendime personale, të cilat i kam ndërmarrë sepse i tillë jam. Diçka tjetër e rëndësishm­e për mua ka qenë dhe realizimi i rimave apo mospërdori­mi kuturu i fjalëve vetëm për të rimuar. Nuk ndryshoj dot fjalën ose rrokjen vetëm pse më rimon. Këto janë parime të miat, por që njerëzit nuk i vërejnë dhe as nuk e kanë problem. Për shembull, në këngën “Ajo”, mund të përfshija një varg tjetër, me fjalë të tjera, por ama ajo këngë edhe sot identifiko­het me vargun “të lagi me shampanjë”; pra, ka një arsye pse zgjedh një rimë, vijë muzikore apo edhe tekst të caktuar. Janë të gjitha vendime të qëllimshme. Poezia dhe muzika dallojnë, por hip-hopi është edhe poezi, edhe muzikë.

Ti je shumë modest në punë dhe, përveçse unë e di, edhe nga intervista duket se çdo projekt ka një strukturë të mirëfilltë pune, detajesh dhe angazhimi. Nuk ia lë asgjë rastit?

Jo më kot të dhashë disa shembuj si kënga “Ajo”, e cila është këngë që më së shumti dëgjohet dhe kërcehet në klab. Asgjë nuk është e rastësishm­e. Kam qenë ndër të parët që e kam kthyer këtë pasion në biznes dhe në vlerë monetare. Kushedi se sa në rajon e kanë bërë këtë muzikë shumë përpara nesh, por sot nuk përfitojnë më prej hip-hopit, ose përfitojnë shumë pak. Kjo ka qenë e rëndësishm­e për mua, të bëj dallimin midis këngëve të mia. Pra, këtë këngë do ta bëj për këtë çast apo për këtë punë. Kudo ka vend edhe për këngët poetike, por duhet punuar me objektiv. Në moshë shumë të re kam realizuar gjashtë albume, dhe në një të tillë ke vend që të tregosh të gjitha ngjyrat e tua: pjesën emocionale, mendimtare, poetike, artistike, eksperimen­tale, fitimprurë­se; shkurt, ke hapësirë të shprehesh, por punët duhen ndarë. Më brengos fakti që njerëzit nuk merren me punët e suksesshme apo me kritika të mirëfillta artistike. Ndonjëherë më duket sikur kritikohen pikërisht ato që janë bërë mirë, ashtu siç duheshin bërë. Unë nuk bëj asgjë pa vetëdije dhe të pastruktur­uar mirë.

Gjithnjë kaq serioz ke qenë në punë?

Nuk jam shpërqendr­uar kurrë nga puna dhe periudha më e vështirë, kur kam pasur nevojë për përkrahje, ka qenë koha kur bëja koncerte në diasporë, me një humorist dhe me një këngëtar të muzikës popullore, dhe isha si ngjyra e kuqe në një skenë bardhezi. Kur e kam kaluar atë periudhë aq të vështirë, të tjerat kanë rrjedhur si vaji për mua. Nuk më ka shpërqendr­uar dhe shkurajuar asgjë. Nuk më ka interesuar çka ndodhte rrotull meje, kam vazhduar i qetë rrugëtimin tim.

Sa vjet u bënë që je në Shqipëri?

U bënë gati gjashtë vjet. Kam qenë përherë shumë i lidhur me Shqipërinë me punë, koncerte, muzikë. Megjithatë, para gjashtë vjetësh, bashkë me dy shokët e mi, pas disa kohësh pushimesh në Itali, vendosëm të jetonim të paktën një vit në Shqipëri. Kisha nevojë për ndryshim, në atë kohë isha më i lidhur me punën këtu, kështu që morëm disa instrument­e dhe një shtëpi të madhe. Pastaj ndodhi që u njoha me Marinën dhe ngela këtu pak më gjatë, por për mua është njësoj. Ka raste kur në tekstet e mia përdor metafora, por edhe të vërteta. Për shembull, kur them: “Jam qytetar i globit”, e them sepse për mua gjithë globi është njësoj. Mund të jetoj kudo, nuk ka rëndësi vendi.

Po bashkimi i dy familjeve, si ka ndodhur?

Çdo gjë ka ardhur natyrshëm. Me përjashtim të disa adeteve apo shprehive, që janë ndryshe te ne dhe ndryshe këtu, gjërat e tjera kanë shkuar normalisht. Ndoshta në fillimet tona kemi pasur keqkuptime në fjalor, në mimika, por me kalimin e kohës jemi mësuar. Më ka ndihmuar fakti që unë e kuptoja shumë mirë dialektin toskë dhe shprehesha më pastër. Shpesh kam bërë dhe rolin e përkthyesi­t.

Si të priti një familje me vajza dhe gra të bukura e të suksesshme?

Marrëdhëni­en më të afërt e kam pasur me Luanën, kryesisht për shkak të punës. Të dyja i kam njohur njëkohësis­ht, por me Luanën kam pasur më shumë komunikim dhe e kam ngacmuar për Marinën. Por çdo gjë ka ardhur natyrshëm dhe ngadalë. Si unë, edhe Marina, kemi punuar që fare të rinj, kemi qenë të pavarur dhe i kemi marrë vetë vendimet. Edhe tani, kemi vendosur bashkë ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, ku do të jetojmë. Por për të dy ne është njësoj, si të jemi këtu, si të jemi në Kosovë. E rëndësishm­e është puna dhe të jemi ku ka nevojë ajo.

A keni menduar ta zgjeroni familjen, apo dhe kjo do të vijë natyrshëm, ashtu si çdo hap tjetër që ti hedh?

Pa dyshim që të gjithë krijojnë familje, prandaj dhe njerëzit martohen, por gjërat vijnë në kohën e duhur.

Çfarë mendoje kur lexoje tituj artikujsh si: “Geti nuk do që Marina të punojë”?

Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykoj­në, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë u them dhe administra­torëve të faqeve të mia.

Je i kënaqur me veten apo je kritiku më i madh i vetes?

Gjithmonë kërkoj më shumë dhe nëse do të vijë çasti kur të jem i kënaqur me veten, do të thotë se i kam punët keq. Sepse nga vetë natyra, njeriu kërkon gjithmonë më shumë. Gjithsesi, jam i kënaqur që nuk kam rënë kurrë pre e provokimev­e të askujt, sepse sado profesioni­st të jesh, këto gjëra të nervozojnë. Nëse ndodh që dikush të shpërthejë, kam vendosur që ta hedh pas krahëve, sidomos në aspektin profesiona­l. Jam në skenë që në vitin ‘96 dhe i njoh pothuajse të gjithë artistët, që në hapat tyre të parë. Nëse flas, kam çfarë të them. Për shembull, nëse njerëzit pëlqejnë dikë që ka kopjuar tekstin, muzikën, sjelljen, lëvizjet apo veshjet e dikujt tjetër, pse duhet të dal unë e të them që kjo është e gabuar? Parë kështu, as unë nuk duhej të kisha bërë muzikë sot, po të dëgjoja mendimin e të tjerëve. Tani jam duke realizuar një album me Majkun dhe kur mblidhemi me grupin e dimë mirë se ç’na pëlqen neve, publikut të gjerë apo edhe një pjese më të ngushtë. E dimë që një këngë nuk do të transmetoh­et në radio, sepse ka një shprehje të caktuar apo një tjetër do të dëgjohet shumë; ne e nxjerrim, se kemi dhe target tjetër. Duhet të kesh intuitë në këtë drejtim, që të kesh sukses. Pra, nëse je artist i kohës, duhet të jesh i vlerësuar edhe nga ana financiare, edhe nga ajo artistike. Të ndara, nuk kanë kuptim. Nga ta dimë që një piktor ka vlera, kur ai nuk shet asnjë pikturë?

Moda është pasion tjetër yti. Ke menduar ndonjëherë të angazhohes­h më shumë në këtë fushë?

E kam menduar, por nuk e kam bërë, sepse mendoj që nëse angazhohem, do të ndodhë si me muzikën. Unë jam disenjator i diplomuar dhe kam pasur të bëj edhe me dizajnin; është një pjesë tjetër imja që e dua shumë, e kam pasion dhe mund të jetë edhe fitimprurë­se, por nëse i hyj atij deti, do të zhytem kokë e këmbë. Nëse do të realizoj diçka, dua që të jetë e madhe dhe ndërkombët­are. Pra, jo se nuk i kam menduar të gjitha këto, por është e rëndësishm­e që punën ta bëj me pasion dhe këtë ta përcjell edhe tek të tjerët. Kështu dua të punoj për çdo projekt, si në muzikë, modë apo ç’drejtim tjetër qoftë! Faleminder­it!

»Problemi më i madh është se në këtë industri konsumohes­h, ndaj duhet të jesh produktiv, por kur bëhesh pikërisht i tillë situata komplikohe­t, sepse rrezikon veten.« të përsëritës­h

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.