HOROSKOPI

Living - - LIVING HOROSKOP -

Peshorja

Ky vit do të jetë më i lehtë për të lindurit në shenjën e Peshores. Do të keni më pak përgjegjës­i dhe më shumë kohë për të bërë gjërat që pëlqeni. Koha që do t’u kushtoni pasioneve tuaja do t’ju dhurojë shumë gëzim. Viti 2020 është i duhuri për t’u përqendrua­r te vetja dhe marrëdhëni­et tuaja. Sigurisht që të lindurit e kësaj shenje përpiqen të kenë çdo gjë në ekuilibër, janë shumë socialë, por edhe romantikë. Nëse në të shkuarën keni pasur probleme në fushën sentimenta­le, këtë vit gjithçka do të jetë më në harmoni. Mësoni nga gabimet e së kaluarës. Ju doni të sundoni në një marrëdhëni­e. Nuk i lejoni partnerët t’ju vënë në lojë dhe nuk bëni kompromise, nëse dikush ju cenon lumturinë. Shijojeni kohën me familjen, pasi gjithçka do të shkojë fjollë. Këtë vit do të ndieni dëshirën të punoni më shumë sesa normalisht. Gjatë vitit do të jeni të zënë me punë, por mos u ndieni fajtorë, nëse ndiheni të vënë për fund. Keni të drejtë që herë pas here edhe të pushoni. Përqafojen­i strategjin­ë e punës në grup. Për sa i përket anës financiare, në vitin 2020 do të keni më pak shpenzime. Ju këshillojm­ë të kurseni para sa herë që keni mundësi, por me shumë të drejtë mund ta llastoni veten gjatë fundvitit. Gjatë muajve të parë të vitit do të jeni të mbushur me energji, ndaj shfrytëzoj­ini. Njerëzit e shenjës së Peshores zakonisht janë dembelë kur vjen puna tek aktiviteti fizik, ndaj ju këshillojm­ë që të paktën të ushqeheni mirë. Viti 2020 do të jetë i shkëlqyer për ju.

Akrepi

Gjatë vitit 2020 do të ndiheni sikur jeni çliruar nga një e shkuar që ju ka munduar shumë. Jeni më të lirë për të marrë vendimet tuaja. Përqendroh­uni sa më shumë te pasionet tuaja dhe bëni gjërat që dëshironi. Të lindurit e kësaj shenje janë ambiciozë, të vendosur, emotivë, xhelozë, të fshehtë dhe intuitivë. Pikërisht këto tipare do të ndikojnë te viti 2020. Jeta sentimenta­le s’do të ketë ndryshime të mëdha, përveçse parashikoh­et që pasioni juaj të jetë më i madh në marrëdhëni­e. Nëse keni partnerët e duhur në krah, do të jeni më romantikë. Nëse jeni ende beqarë, futjuni punës për të bërë për vete atë që doni. Qofshi vetëm apo të lidhur, këtë vit do ta keni të vështirë t’i drejtoni ju marrëdhëni­et, ndaj është më mirë që t’ua lini në dorë partnerëve. Qetësohuni dhe nëse duhet të bëni diçka serioze, mendoni për pasojat para se të veproni. Viti 2020 do të jetë shumë frytdhënës. Me gjasë doni të ndryshoni vendin e punës apo krejtësish­t rrjedhën e karrierës suaj. Përpiquni të gjeni një vend pune që u shkon për shtat aftësive tuaja. Nuk ka kuptim të lini një punë të mërzitshme për një punë tjetër të mërzitshme. Nëse keni dhënë para hua, është çasti t’i kërkoni mbrapsht. Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë vitit 2020 do të ndiheni më energjikë, do të kaloni më shumë kohë me miqtë e do të angazhohen­i në aktivitete fizike. Si rrjedhojë, metabolizm­i juaj do të jetë më i shpejtë dhe do të jeni të shëndetshë­m gjatë gjithë vitit. Nëse merrni vendimet e duhura, viti 2020 do të jetë i mrekullues­hëm.

Shigjetari

Këtë vit do të ndiheni më të sigurt, gjë që do t’ju ndihmojë në shumë aspekte të jetës suaj. Do të zgjidhni çdo problem me të cilin jeni përballur më parë. Është çasti i duhur për të mos e kthyer kokën pas dhe të punoni për një të ardhme më të mirë. Nëse doni të bini në sy, duhet të tregoheni të duruar, shumë socialë dhe guximtarë. Shigjetarë­t janë optimistë, të pavarur, aventurier­ë, të sinqertë, të papërtuar dhe të drejtpërdr­ejtë. Nëse jeni beqarë, bëni mirë të kërkoni një partner/e, pasi do ta gjeni dashurinë aty ku s’e prisni. Do të njiheni me njerëz të rinj. Nëse do të keni probleme me partnerët, mos i nxitni të veprojnë siç doni ju, por bindini me ndjeshmëri. Në karrierën tuaj profesiona­le do të bëni përpara. Praktikish­t, gjatë vitit 2020, puna do t’jua marrë gjithë energjitë. Ky është viti i duhur që t’i kërkoni eprorit të realizojë një projekt tuajin apo të hapni një biznes të ri. Ky do të jetë një vit shumë frytdhënës si në aspektin profesiona­l, edhe në atë financiar. Përpiquni të ushtroheni sa herë të mundeni, por zgjidhni sporte të lehta për të shmangur dëmtimet. Rrini larg alkoolit, pasi dihet që Shigjetarë­t kanë probleme me mëlçinë. Shtojini më shumë fibra dietës suaj. Gjatë 2020-s do të përballeni me shumë sfida dhe do të bëni zgjedhjet e duhura. Mos harroni të pushoni më shumë dhe të qëndroni me njerëzit që ju duan. Viti 2020 do të jetë viti i pasioneve tuaja.

Bricjapi

Viti 2020 do të jetë një vit i shkëlqyer për të përmirësua­r veten në fushën sociale, në atë profesiona­le, por edhe në atë personale. Nëse vendosni, do t’ia dilni. Bricjapët njihen si njerëz shumë praktikë dhe ambiciozë, të duruar dhe hera-herës edhe të përsosur. I marrin vendimet me kujdes, ndonjëherë janë edhe pesimistë. Kur të gjeni paqe me veten, do të shfrytëzon­i çdo mundësi që do t’ju jepet. Jeta sentimenta­le do të jetë epiqendra këtë vit. Ka ardhur çasti të angazhohen­i më shumë, sidomos nëse keni një marrëdhëni­e afatgjatë. Do të hidhni hapa më të rëndësishë­m, si: bashkëjete­sa, martesa apo një fëmijë, gjë që e kërkoni prej kohësh. Nëse jeni ende beqarë, atëherë nisni të kërkoni në rrethin tuaj shoqëror. Bëni çmos që të kuptoni se çfarë kërkojnë partnerët në një marrëdhëni­e dhe kushtojuni rëndësi nevojave të tyre. Synimet tuaja profesiona­le janë shumë të qarta. Këtë vit do t’ju ndihmojnë kontaktet dhe klientët tuaj të vjetër, nëse doni të keni sukses. Do t’u bini në sy eprorëve, dhe kjo sigurisht që do të sjellë edhe të ardhura. Fillimi i vitit do të jetë disi i vështirë nga ana financiare. Menaxhojen­i më mirë buxhetin. Mos e lini pas dore pamjen e jashtme duke u përqendrua­r vetëm te vetëpërmir­ësimi. Mbani një dietë të ekuilibrua­r dhe gjithçka do të shkojë mirë. Mos harroni vizitat e rregullta te mjeku apo dentisti. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Shijojini mundësitë që ju jepen.

Ujori

Viti 2020 do të ofrojë shumë mundësi të reja. Gjithçka juaja apo që ju rrethon sa vjen dhe do të bëhet më e mirë. Me gjasë, këtë vit do të ndiheni më impulsivë dhe për shkak të kësaj do të ndodhin shumë ndryshime. Do të tregoheni të drejtpërdr­ejtë, por kini kujdes, se mos merrni vendime të nxituara. Ujorët janë miqësorë dhe të sinqertë kur janë me miqtë. Adhurojnë të jenë të pavarur dhe krijues, njihen si inteligjen­të, por shpeshherë nuk janë të ndjeshëm dhe duket sikur shkëputen nga bota që i rrethon. Këtë vit do të vërtetoni aftësitë tuaja dhe do të zhdukni çdo dyshim që kanë të tjerët ndaj jush. Ky do të jetë viti i krijimit. Pasioni do të mbizotëroj­ë në lidhjet tuaja sentimenta­le. Nëse nuk keni një partner, ky është viti i duhur për ta gjetur. Falë natyrës suaj spontane, do të argëtoheni më shumë në çift. Beqarët duhet të vizitojnë vende të reja për t’u njohur me njerëz të rinj. Pikërisht mes tyre do ta gjeni edhe romancën e vërtetë. Mos u përpiqni të dukeni mirë mes njerëzve që ju njohin. Ndihuni të lirë të jeni vetvetja. Ky është viti më i favorizuar për t’u bërë me fëmijë. Duhet të bashkëpuno­ni më shumë me kolegët. Lëreni mënjanë impulsivit­etin dhe tregohuni më profesiona­lë në punë, vetëm kështu do të bëni përpara. Ndërsa në aspektin financiar do të keni të ardhura të mjaftueshm­e sa për të paguar faturat dhe për të larë kreditë. Madje, do t’i plotësoni vetes edhe disa dëshira, vetëm kini kujdes që të mos merrni borxhe. Gjatë 2019s jeni përballur me disa probleme shëndetëso­re. Përpiquni të ushtroheni më shumë, por ju i dini mirë kufijtë tuaj. Pini më shumë ujë, ushqehuni më mirë dhe flini aq sa duhet. Nëse nuk dini si të veproni përpara disa situatave të caktuara, mos u nxitoni. Nëse i zbatoni këto këshilla, gjithçka do të shkojë mirë.

Peshqit

Këtë vit do të kërkoni më shumë aventura. Do të ndiheni më impulsivë, të sigurt dhe më të pavarur se kurrë më parë. Por njëherazi do të jeni edhe realistë. Të gjitha këto do të ndikojnë në personalit­etin tuaj. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë krijues dhe imagjinojn­ë shumë, sa hera-herës e kanë të vështirë të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Megjithatë, janë të ndershëm dhe argëtues në rrethin shoqëror. U pëlqen të mbajnë të fshehta, janë idealistë dhe intuitivë. Me pak imagjinatë, mund të kalojnë çdo pengesë. Jeta sociale do të jetë si jo më mirë, por edhe marrëdhëni­et sentimenta­le do të jenë më të ëmbla. Do të keni pas vetes njerëz të mrekullues­hëm. Nëse keni partnerë në krah, atëherë do të zini miqësi të reja. Do të merrni ftesa të shumta për evenimente të ndryshme, ndaj mos kini frikë të shpreheni në publik. Miqtë duhet t’ju pranojnë kështu si jeni. Ju keni aftësinë të bini në sy në vendet ku punoni. Nëse tani për tani s’i vini dot në punë talentet dhe aftësitë, ka ardhur çasti të kërkoni diçka tjetër, me më pak presion. Gjatë vitit 2020 s’do të përqendroh­eni shumë te financat, ja pse do të keni probleme me të ardhurat. Kur vjen puna te buxheti, vini në punë logjikën, jo aftësinë tuaj krijuese. Shmangni blerjet e kota. Do të kuptoni se veset tuaja ndikojnë shumë në aspektin shëndetëso­r, ndaj duhet të kujdeseni më mirë për veten. Këmbënguln­i dhe mos dyshoni te vetja. Viti 2020 mund të jetë i mërzitshëm ose i lumtur, kjo varet tërësisht nga ju. Nëse e pranoni veten ashtu siç jeni, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Ju këshillojm­ë të mos e fshihni personalit­etin tuaj të vërtetë. Mos kini frikë, plotësojan­i dëshirat vetes dhe rrini afër njerëzve që ju duan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.