DIMËR

Living - - PËRMBAJTJA - Nga: Elona Jaçellari LIVING.AL

Është sërish fundvit. Një datë e shënuar ripërsërit­et në kalendar për të na kujtuar bekimin e jetës. Përsëri Krishtlind­je... Përsëri një ndalesë në segmentin e jetës, për të na bërë më të vetëdijshë­m për rrugëtimin tonë, për bekimet tona, për gjërat më të rëndësishm­e, për ato që duam dhe që duhet të çmojmë më shumë. Është kohë reflektime­sh, rezymesh dhe objektivas­h të reja, është koha të kthejmë një fletë në hapësirën abstrakte që shënjon kohën e ciklit jetësor. Jeta përsërit veten. Një vit i ri është në prag dhe në çdo prag ka një ndalesë. Në çdo ndalesë ka një moment kur koha ngrin dhe ky çast vlen sa një përjetësi, aq sa vlen familja, shëndeti dhe çdo bekim i bukur. Ky është kuptimi i çdo feste që ne e ndërtojmë me shumë hare: të na bëjë të harrojmë numërimin dhe të kuptojmë vlerën e gjërave që kemi përreth. Prandaj në “Living”, motivi për të festuar dhe zbukuruar jetën është gjithmonë i shenjtë, veçanërish­t në këto data të shënuara. Të jetosh bukur e të gëzosh, do të thotë ta manifestos­h jetën në çdo anë, sepse të ndjerët është shumë e lidhur me të festuarit. E bukura i ka rrënjët në shpirt dhe do të ishte herezi të thuhej që ajo është thjesht në sipërfaqe. Personazhi i kopertinës së këtij numri, Jonida Maliqi, e përforcon këtë ide, duke treguar që moda është brendi e brendia nuk është krijuar rastësisht. Një vajzë e realizuar, sot ajo ka shumë për të rrëfyer me përvojat e saj, sikurse në “Albanian Designers Competitio­n”, të parin talent show shqiptar, tregoi që përveçse një këngëtare e suksesshme, është një artiste në 360 gradë dhe moda është kryefjala e saj.

Edhe në “Living” moda është kryefjalë, andaj shfletimi i këtij numri që vjen në prag festash, nis me dy editoriale të mrekullues­hme: Femme Fatale, një set fantastik, i realizuar në aeroport; dhe “Surrealja e Sara Kolamit”, që vjen në stilin gotik.

Personazhe­t, emrat e njohur dhe ata që në heshtje ndërtojnë një model frymëzimi për të tjerët, janë kaherë esenca e revistës. Këngëtarja Marsela Çibukaj tregon sekretin se si humbi 40 kg në një vit; për herë të parë Getoar Selimi bën një rrëfim të detajuar për 22 vitet e karrierës së tij; ndërsa një nga personazhe­t e “Tring” dhe “Living” është bërë nënë këtë fundvit. Ajo është moderatorj­a dhe gazetarja Brunilda Lahe.

Përpos një gazetare e suksesshme, së fundmi edhe me dy vëllime të realizuara në fushën e letrave, Iva Tiço na tregon se vatra ku ajo ndërton festat e saj, është e ngrohtë dhe e aromatizua­r, falë recetave të saj, të cilat i sjell ekskluzivi­sht në këtë numër. Elisabeta Skarra është një personazh tjetër, food bloger, të cilën do ta zbuloni përgjatë shfletimit në faqet festive të revistës. E ashtuquajt­ur mbretëresh­a e ëmbëlsirav­e, ëmbëlsirat e saj janë copëza arti. Nuk mund të linim pa përmendur edhe menutë e sjella për “Living” nga Dhurata Thanasi Deneri, në të cilat do të gjeni receta të veçanta tradiciona­le, ndërkombët­are, vegane, etj. Me këto dhe shumë personazhe, shkrime, editoriale, këshilla, ide dhe menu festive, “Living” ju frymëzon të lëvizni hareshëm një shënjestar të kohës dhe të nisni me këmbë të mbarë një Vit të Ri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.