Filetë gjeli ose pule deti

alla Uellington

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

• 800 g gjoks gjeldeti • kripë, piper i zi vaj ulliri • 1 tufë e madhe trumzë e freskët (gjethet) • 25 g kërpudha të thata porçini 6 feta proshutë të tymosur • 3 degë rozmarinë të freskët (gjethet) • 600 g kërpudha të përziera, të copëtuara • 1 pako gjalpë pa aromë • 1 petë brise

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Gjoksin e mbetur të gjelit apo shumë pjesë të bardha të tij, i bashkojmë dhe i vendosim në një letër furre. Shtojmë pak kripë të trashë, piper, gjethe trumze, vaj ulliri, i mbështjell­im me letër dhe më pas i lidhim me spango që të ngjishen gjatë pjekjes. Gjoksin e gjelit e vëmë të piqet për rreth 20-30 minuta e më pas e nxjerrim të ftohet. Pasi të heqim spangon dhe letrën e furrës, do të shohim se pjesët e mishit të gjelit janë “lidhur”. Ndërkohë, vendosim për 5 minuta në ujë të vakët kërpudhat porçini, pastaj i shtrydhim mirë. Në një tigan, hedhim proshutën të prerë në copa të vogla dhe e skuqim për 5-10 minuta. Gjatë 30 sekondave të fundit shtojmë gjethe rozmarine. Largojmë proshutën, duke mënjanuar yndyrën me lugë dhe hedhim në tigan kërpudhat e përziera të prera dhe pak kripë e piper. Shtojmë aty kërpudhat porçini të kulluara më parë dhe i gatuajmë së bashku për 10-15 minuta, ose derisa të karamelizo­hen. U shtojmë pak gjalpë për aromë dhe pas pak i heqim, që të ftohen. I kalojmë në një grirës dhe krijojmë një si brumë. Hapim petën brise dhe në mes të saj vëmë gjysmën e brumit të kërpudhave, mbi të gjoksin e gjelit dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit të kërpudhave. Pastaj, palosim dalëngadal­ë dhe në formë zarfi anët e petës dhe sigurohemi që çdo anë e petës të jetë ngjitur plotësisht. E kthejmë përmbys, që palosja të mos duket dhe e zbukurojmë sipas dëshirës me pjesën tjetër të brumit brise, me forma Krishtlind­jeje, të cilat ia ngjisim sipër brumit. Lyejmë me të verdhën e vezës sipërfaqen dhe e pjekim për 50 minuta në temperatur­ën 180 gradë. E nxjerrim nga furra dhe pasi të jetë ftohur e presim tërthorazi dhe e shërbejmë të vakët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.