Kek me çokollatë

(me bukë të mbetur)

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

300 g bukë e mbetur 1 litër qumësht 40 g gjalpë 75 g kakao 40 g fara pishe ose arra 1 lugë çaji kanellë pluhur 1 lugë kafeje arrëmyshk 2 vezë

PËRGATITJA:

Në një tas të madh hedhim qumështin, fusim bukën dhe e lëmë të zbutet rreth gjysmë ore. Pas kësaj kohe e heqim bukën, e fusim në një tas tjetër dhe e shtypim me duar. Shtojmë aty kanellën dhe arrëmyshku­n, duke e punuar mirë që përbërësit të përzihen si duhet. Shtojmë vezët, duke vazhduar t’i punojmë derisa masa të njëtrajtës­ohet dhe më pas gjalpin e shkrirë dhe arrat ose farat e pishës. Pasi t’i kemi përzierë plotësisht, hedhim përzierjen në një tavë me diametër 22 cm dhe e pjekim për rreth 50 minuta në temperatur­ën 180°C. E shërbejmë pasi të ftohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.