KARPACCIO DOMATESH ME GJIZË PA KRIPË, NENEXHIK DHE LËKURË LIMONI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4-5 PERSONA:

2 kokrra domate 150 g gjizë pa kripë 4-5 gjethe borziloku lëkurë limoni e grirë vaj ulliri, kripë

PËRGATITJA:

Në një tenxhere hedhim ujë të bollshëm dhe e vëmë të ziejë. Domatet i presim në formë kryqi në majë, i hedhim në ujin e valuar dhe i lëmë jo më shumë se 1 minutë. Pas kësaj kohe i heqim, i hedhim në ujë të ftohtë dhe i qërojmë lehtësisht. I presim në formë rrethi me trashësi 50 mm. Këtë mund ta bëjmë më mirë me një thikë sharrë. Grijmë imët fletët e borzilokut dhe i përziejmë me lëkurën e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe pak piper të zi dhe i shtojmë te gjiza. Shtrojmë fetat e domateve (dy për person). Mbi to shtojmë pak gjizë dhe e zbukurojmë me fletë borziloku dhe vaj ulliri. I shërbejmë të ftohta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.