FILETË VIÇI ME SALCË BORONICASH

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

800 g filetë e pastruar mirë (200 g për person) 1 kg patate të vogla cipëholla 50 g boronica 200 ml verë e kuqe kripë, rozmarinë lëkura e një limoni

PËRGATITJA E SALCËS SË ROZMARINËS:

Grijmë 1 degë rozmarinë të freskët, vetëm gjethet dhe lëkurën e një limoni dhe i përziejmë me gati 100 ml vaj ulliri, duke krijuar një salcë me të cilën do të marinojmë filetat. Ndërkohë, ziejmë patatet, pa i qëruar, për gati 10 minuta në ujë të valuar. I presim në gjysma dhe i marinojmë me pak salcë rozmarine.

PËRGATITJA E MISHIT:

Vendosim në zjarr një tigan gize e pasi të jetë nxehur shumë, vendosim filetat që të skuqen nga të gjitha anët. Në të njëjtin tigan hedhim dhe patatet. Pasi të marrin faqe i vendosim të gjitha në një tavë dhe i lëmë të piqen në temperatur­ën 230 gradë.

PËRGATITJA E SALCËS SË BORONICËS:

Grijmë boronicat në grirës. Në një tenxhere (bishtuk) hedhim verën dhe e lëmë të ziejë, derisa thuajse të trashet (shterojë). Shtojmë lëngun e trashë të boronicave dhe e lëmë të ziejë për rreth 4-5 minuta, derisa të trashet pak dhe i hedhim kripë. Nxjerrim filetën dhe patatet nga furra, i rregullojm­ë në pjatë dhe i hedhim sipër me lugë salcën e boronicave. E zbukurojmë me rozmarinë të freskët dhe peta bajamesh të pjekura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.