RIZOTO ME KREM MISH PULE, LIMON DHE PETALE LULESH

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

300 g oriz Carnaroli 50 ml vaj ulliri, ekstra i virgjër 2 lugë gjelle gjalpë lëngu i një limoni mesatar 100 ml verë e bardhë 200 g mish pule 2-3 degë trumzë 1 degë rozmarinë 2-3 thelpinj hudhre 100 g djathë Parmigiano Reggiano lëng perimesh kripë lëkurë limoni e grirë petale lulesh kamomili ose boraçe

PËRGATITJA:

Për përgatitje­n e kremit duhen 200 gram mish pule, të cilin e kaurdisim në zjarr me vaj ulliri, hudhra, rozmarinë e trumzë. Pasi ai të jetë karamelizu­ar, e shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për gati 30 minuta. Më pas e kalojmë në makinë mishi për ta bërë kremoze. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe një lugë gjalpë, shtojmë orizin dhe e kaurdisim derisa të zbardhet disi. E shuajmë me verë të bardhë dhe i shtojmë pak nga pak lëng perimesh, derisa orizi të zbutet, por jo të ziejë shumë. Pasi të jetë bërë “al dente” shtojmë kremin e pulës, lëngun e limonit, djathë Parmigiano dhe lugën tjetër të gjalpit dhe i përziejmë. Më pas e hedhim në pjatë dhe shtojmë lëkurë limoni të grirë, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe petale lulesh!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.