Pate me mëlçi viçi

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g mëlçi 50 g pançetë e tymosur 1 kokërr qepë e vogël 50 g gjalpë 1 lugë gjelle vaj ulliri trumzë 150 ml ajkë qumështi 1/2 lugë çaji karafil i shtypur arrëmyshk, kripë, piper i zi

PËRGATITJA:

Presim hollë qepën dhe e karamelizo­jmë në gjalpin e shkrirë të përzier me vaj ulliri dhe herë pas here shtojmë lëng të nxehtë perimesh, që të mos na digjet. Pastrojmë mëlçinë nga dhjami dhe cipa. E presim në copa të vogla, e shpëlajmë me ujë dhe e kaurdisim me qepët për rreth 6-7 minuta. Shtojmë aty pançetën dhe e kaurdisim për rreth 6-7 minuta të tjera. E aromatizoj­më me trumzë, karafil, arrëmyshk, kripë dhe piper. Pasi i gjithë lëngu të ketë shteruar e hedhim masën në grirës, shtojmë ajkë qumështi dhe e grijmë derisa të përftojmë një krem të trashë. Me ndihmën e një spatule hedhim patenë në forma dhe e fusim në ngrirje. Pas një ore i nxjerrim nga frigorifer­i dhe më pas edhe nga forma dhe vendosim dy deri në tre pate në një pjatë. I lëmë në temperatur­ën e ambientit dhe i zbukurojmë me lule të ngrënshme dhe bajame. Në pjatë shtojmë edhe gliko fiku të egër. Pateja shoqërohet me bukë të thekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.