Sallam çokollate

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

250 g çokollatë e zezë, cilësore (70% solide kakao) e copëtuar 250 g biskota çaji 100 g gjalpë i butë, i paskremuar 150 g sheqer pluhur 3 vezë të mëdha 2 lugë gjelle liker amareto 2 lugë pluhur kakaoje 75 g bajame të copëtuara trashë 75 g lajthi të copëtuara trashë 50 g fëstëkë të thërrmuar 2 lugë sheqer pluhur, për lyerjen e sallamit në fund

PËRGATITJA:

Shkrijmë çokollatën në mikrovalë ose në banjëmari, derisa të zbutet. Ndërkohë, vendosim biskotat në një qese të madhe dhe të lidhur mirë në grykë dhe i shtypim me petës, që të thërrmohen trashë. Pasi çokollata të jetë shkrirë, e vendosim në një vend të ftohtë (jo frigorifer) që të ftohet. Rrahim në mikser gjalpin dhe sheqerin. Për këtë përdorim një tas të madh dhe sigurohemi që përzierja të jetë e butë. Me një pirun, rrahim një nga një vezët. Shtojmë aty likerin e amaretos. Mbi çokollatën e ftohur sitim kakaon me një sitë të vogël ose sitë çaji dhe me një spatul gome i përziejmë mirë. Më pas, këtë masë ua hedhim vezëve. Kur të kemi përftuar një përzierje të butë dhe homogjene, hedhim fëstëkët, bajamet e copëtuara dhe biskotat e grimcuara. I përziejmë përbërësit dhe sigurohemi që gjithçka të jetë mbuluar me çokollatë. Më pas e fusim në frigorifer për rreth 20-30 minuta. Nuk e lëmë më gjatë, se mezi punohet. Shtrojmë masën mbi një sipërfaqe të thatë dhe e ndajmë në pjesë të barabarta me gramaturë sipas dëshirës. Formojmë sallame me gjatësi të njëjtë dhe të ngjeshura mirë. I pluhurosim me sheqer pluhur ose kakao të zezë, sipas dëshirës! Në fund, e mbështjell­im me letër kafe dhe e ruajmë në frigorifer, por jo në ngrirje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.