Kotekino me thjerrëza

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 tufë majdanoz 4 lugë vaj ulliri, ekstra i virgjër 2 qepë 4 thelpinj hudhër 2 litra lëng perimesh 400 g tul domatesh të grira me rende 400 g thjerrëza të thata kripë e imët

PËRGATITJA:

Në përgjithës­i kotekinoja është i mbuluar hermetikis­ht me letër të trashë alumini. Përpara se ta fusim në një tenxhere të mbushur me ujë, shpojmë qesen e aluminit në vende të ndryshme, që të dalë yndyra e të mos na prishet gjatë gatimit. E mbështjell­im sërish me letër alumini dhe e lidhim me një spango, që të mos shpërbëhet gjatë gatimit. Kotekinon e fusim në një tenxhere të gjerë dhe e mbulojmë plotësisht me ujë. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në zjarr të fortë. Pasi të vlojë, ulim nxehtësinë, që të gatuhet ngadalë, për gati dy orë. Pas kësaj kohe e lëmë të pushojë për njëzet minuta, para se ta shërbejmë. Ndërkohë, përgatisim thjerrëzat. Lajmë majdanozin dhe i marrim vetëm gjethet, të cilat i presim imët. Vendosim një tigan në nxehtësi mesatare, hedhim vaj e më pas qepën të grirë imët dhe hudhrat. I kaurdisim derisa të karamelizo­hen. Shtojmë 2-3 lugë gjelle lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për rreth 4-5 minuta. Pas kësaj kohe shtojmë kripë dhe tulin e domateve dhe vazhdojmë zierjen edhe 3-4 minuta të tjera. Më pas shtojmë thjerrëzat dhe një lugë gjelle majdanoz dhe i lëmë të ziejnë sërish. Pak më vonë hedhim prapë lëng perimesh të nxehtë dhe një majë luge kripë. Ulim nxehtësinë dhe i gatuajmë thjerrëzat edhe 40 minuta, duke i përzier herë pas here. Gjatë gatimit heqim hudhrat. Pasi të ketë mbaruar koha e gatimit, thjerrëzat duhet të jenë shumë të buta. Gatimi i tyre mund të zgjasë deri në një orë. Nxirrni kotekinon nga letra e aluminit dhe priteni në feta të trasha rreth 1 cm. Vendosini copat e tij në qendër të një pjatance. Anash vendosim thjerrëzat dhe pak pure patatesh të aromatizua­r me kopër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.