GJOKS GJELI I MBUSHUR ME KËRPUDHA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g gjoks gjel deti 250 g kërpudha të freskëta 1 lugë gjelle vaj ulliri kripë, piper 12 feta pançetë të tymosur 250 g patate të vogla të kuqe 1 gotë qumësht 2 karota të mëdha 1 lugë gjelle lajthi të pjekura

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 220 gradë. Në tavën ku kemi shtruar letër furre, vendosim për së gjati 6 feta pançetë, kurse të tjerat për së gjeri, duke i ndërthurur me të parat. Kështu do të krijojmë një shtresë që do të mbulojë gjoksin e gjelit të detit. Në një tigan me vaj ulliri, skuqim kërpudhat e grira imët, derisa të kenë nxjerrë gjithë lëngun. Gjoksin e gjelit e presim për së gjeri, që ta hapim si një petë të madhe. E mbushim me kërpudhat e gatuara, e bëjmë role dhe e mbulojmë me shtresën e pançetës. E vendosim me kujdes në një tavë të vogël dhe e pjekim për gati 1 orë. Pas kësaj kohe, e lëmë të pushojë për 20 minuta dhe e presim në feta. Mund ta shoqëroni me patate dhe karota në qumësht. Patatet i ziejmë në ujë të kripur dhe kur të jenë zbutur mirë, i kalojmë në një tavë të vogël, i shtypim me lugë dhe u hedhim vaj e kripë. I pjekim në furrë (njëkohësis­ht me gjelin) derisa masa të thekërrohe­t. Presim karotat në feta me trashësi 0.5 cm. I hedhim në një tenxhere të vogël dhe shtojmë qumësht, kripë e piper të zi. I lëmë të ziejnë në zjarr të ulët, derisa të zbuten dhe qumështi të trashet. Kur t’i shërbejmë, hedhim mbi to ca lajthi të pjekura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.