RIZOTO ME ROZMARINË DHE RRUSH TË THATË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

250 g oriz Carnaroli 200 ml verë të kuqe 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 degë rozmarinë 30 g fara pishe 4 lugë gjelle rrush i thatë 450 ml lëng perimesh ose lëng mishi kripë dhe piper i zi

PËRGATITJA

Në një tigan, hedhim vaj ulliri, disa gjethe rozmarinë dhe shtojmë orizin. E kaurdisim derisa të zverdhet pak dhe e shuajmë me verë të kuqe. E trazojmë vazhdimish­t, derisa vera të avullojë. Pastaj ulim pak temperatur­ën, shtojmë 1 garuzhde lëng dhe e trazojmë sërish. Kur ajo thuajse ka avulluar, shtojmë një garuzhde tjetër. Këtë e përsërisim derisa të mbarojmë gjithë lëngun. Në mes të këtij procesi shtojmë rrushin e thatë, gjysmën e sasisë së farave të pishës, disa degëza rozmarine dhe kripë e piper sipas nevojës. Në një tigan tjetër, pjekim pak farat e mbetura të pishës, të cilat i hedhim mbi rizoto përpara se ta shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.