TRUNGU I KRISHTLIND­JES

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

95 g miell pa gluten 45 g niseshte misri 2 vezë 150 g sheqer i bardhë 120 ml qumësht 80 ml vaj ulliri 1/4 lugë çaji sodë 3/4 lugë çaji pluhur pjekës

PËRBËRËSIT PËR KREMIN:

250 g gjalpë në temperatur­ë ambienti 50 g kakao 200 g sheqer pluhur 1 lugë gjelle qumësht

PËRGATITJA:

Ngrohim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Rrahim vezët dhe sheqerin për 5 minuta, derisa të trefishojn­ë vëllimin. Shtojmë qumështin dhe vajin e ullirit dhe i përziejmë sërish. Më pas, shtojmë miellin, niseshtenë, sodën dhe pluhurin pjekës dhe i punojmë, por jo fort, derisa të krijohet një masë homogjene. Në një tavë drejtkëndë­she me përmasa 30x40, shtrojmë letër furre, hedhim brumin dhe e pjekim për rreth 25-30 minuta. Më pas, e heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht në tavë. Ndërkohë, përgatisim kremin e çokollatës: me rrahësen elektrike rrahim për 3 minuta gjalpin në temperatur­ë ambienti, derisa të bëhet kremoz. Shtojmë kakaon dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me shpejtësi maksimale. Më pas, hedhim dhe qumështin dhe i rrahim sërish. Pasi keku të jetë ftohur, pa e hequr nga letra e furrës, hedhim mbi të 3/4 e kremit të çokollatës dhe e nivelojmë me një thikë pa dhëmbëza. E bëjmë role për së gjati, duke hequr gradualish­t letrën e pjekjes dhe e presim në tre pjesë jo të barabarta. Rolenë më të gjatë e vendosim si trung qendror, kurse dy të voglat si degë. Me pjesën e mbetur të kremit dekorojmë trungun, duke mbuluar çdo cep. Pas kësaj, e fusim për 10 minuta në frigorifer që të mpikset, dhe më pas, me një shkop shishqebap­i bëjmë disa vija për të imituar trungun e pemës. E spërkasim me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.