Vendet më të fotografua­ra të Tiranës në Instagram

Living - - LIVING PASION - NGA: ZHAKLIN LEKATARI FOTOGRAFIA: RONI MILLA

Të gjithë e dimë që sot Instagrami është aplikacion­i më i përdorur për foto dhe check-in. Gjëja e parë që bëjmë kur vizitojmë ndonjë vend të ri, por dhe të vjetër, është që të gjejmë vendin, pozitën apo këndin më të bukur për foton e përsosur apo të zbulojmë bukuritë që ofron qyteti. Kjo garë për vendin më të bukur, më të fotografua­r në Instagram dhe për foton më të pëlqyer, është shumë e pranishme edhe në Tiranën tonë të dashur. Arkitektur­a e rrëmujshme dhe e ndikuar nga kultura dhe epoka të ndryshme, e bën kryeqyteti­n tonë një përzierje mes modernes dhe antikes, që është sa e çuditshme aq dhe marramendë­se. Prandaj, nëse jeni Instagramm­er, që kërkoni perla të çuditshme, kryqëzime të ngarkuara dhe një rrëmujë të bukur dhe piktoreske, Tirana është qyteti që do t’ju japë vëmendje, pëlqime dhe shumë komente. Dashurohun­i me listën e “Living” për vendet më të para në Instagram në Tiranë.

PEDONALJA

Është një rrugë e rrallë, e cila sipas emrit i kushtohet vetëm pedonëve, pra, atyre që ecin në këmbë. Tashmë, ajo ofron shumë hapësira, kënde dhe vende të paharruesh­me për foton më simpatike. Ne kemi zgjedhur pjesën midis Bunk Art 2 dhe ndërtesës që njëherë e një kohë ka qenë godina e Ministrisë së Brendshme. Sot, ajo tërheq vëmendjen me ngjyrat e forta, rombet e verdha dhe hapësirën madhështor­e që e rrethon. Drita dhe perspektiv­a abstrakte mund t’ju dhurojnë foton më abstrakte për profilin tuaj në Instagram.

GRAFITI

Si shumë qytete të tjera në Ballkan, edhe Tirana është një skenë ku ka lulëzuar arti i rrugës, me grafite, murale dhe vizatime të reja që i shtohen rregullish­t. Ato janë kudo, në Bllok, në fasadat e pallateve, në kabinat dhe kutitë e energjisë elektrike, si gurë të çmuar të një kurore.

TYRBJA E KAPLLAN PASHËS

Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administra­torit të Tiranës gjatë periudhës osmane. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe është monument i trashëgimi­së kulturore të Tiranës. Forma oktagonale që formojnë kolonat dhe harku ngjyrë floriri që e rrethon, e bën jo vetëm një nga vendet që duhet vizituar, por pa dyshim një nga më të bukurat për foton e përsosur.

SHESHI SKËNDERBE

Sheshi më i madh në Shqipëri ka disa hapësira ideale për foto Instagrami, si: Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’Hem Beut, monumentin e Skënderbeu­t, por dhe të gjitha lodrat që e kanë pasuruar dhe zbukuruar në këtë kohë festash. E kush nuk do ta kishte zili një foto të bukur me dritat e karuselit magjik?

PLAZA

Tanimë, që nga viti 2016, edhe në Tiranë ekziston një markë ndërkombët­are me një godinë 24-katëshe, me fasadë gjeometrik­e dhe pllaka të varura në formë zigzage. Ndërtesa ndan një horizont me kullën e famshme të sahatit dhe që prej përfundimi­t të saj, është bërë një nga pikat turistike dhe vendet më të fotografua­ra në Instagram, në Tiranë.

PIRAMIDA

Nuk është piramida e Egjiptit, por ajo e komunizmit. Në shëtitoren para saj bëhej xhiro apo ajo vetë ka qenë vend takimi në fillimet e demokracis­ë dhe ka shërbyer si sallë koncertesh, organizime­sh, njëfarë kohe ka qenë edhe selia e një prej medieve më të rëndësishm­e në Tiranë. Sot, ndonëse në mëshirë të fatit, e vetmuar, e shkarravit­ur nga grafite të shpëlara nga koha dhe me pllaka të shkulura, përsëri është e dashur për qytetarët e saj të çuditshëm.

STADIUMI AIR ALBANIA

Stadiumi Air Albania ose Arena Kombëtare është një nga veprat më të fundit të ndërtuara në Tiranë. Struktura e tij shumëfaqës­he, është tejet e veçantë dhe lejon që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera të ndara. Në cep të stadiumit ngrihet një kullë e lartë, për shërbime private. Ndonëse i ri, madhështia dhe ngjyra e kuqe dhe e zezë e stadiumit, këndet e krijuara, por dhe motivet e qilimave shqiptarë që kanë mbushur sheshin Nënë Tereza, kanë krijuar një hapësirë tjetër të përsosur për foton më In në Instagram.

LIQENI ARTIFICIAL

Tirana nuk është një nga vendet më të gjelbra në Shqipëri, por Liqeni Artificial është pa dyshim mushkëria e saj. Kjo pjesë e qytetit është e tejmbushur në çdo stinë të vitit, ndonëse natyra është veçanërish­t e bukur në verë dhe pranverë. Kjo pjesë e Tiranës quhet ndryshe edhe Parku i Madh dhe përpos Shtëpisë Japoneze të dhuruar nga ambasadori i Japonisë në Shqipëri, aty ka shumë hot-spote të përsosura për foton më të klikuar.

DAJTI

Ngjituni me teleferik në pikën më të lartë në afërsi të Tiranës, malin e Dajtit. Ajo është një parajsë e qetë malore, që pëlqehet shumë, sidomos nga banorët e Tiranës, të cilët duan t’i shpëtojnë kaosit të qytetit. Pesëmbëdhj­etë minuta për këndvështr­ime të reja, shëtitje të bukura, fotografi të lakmuara të natyrës dhe Tiranës nga lart. Ndonëse stinët e preferuara janë ato ku temperatur­at janë më të larta, edhe dimri ofron shumë, sidomos ngjyrat marramendë­se të gjetheve dhe bimësisë përreth.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.