PARAJSA E BARDHË

NË NJË KOHË TRAZIRASH TË MËDHA, NJË FAMILJE NË KËRKIM TË NJË JETE TË RE, DO TË PËRBALLET ME SFIDËN MË TË MADHE PËR SHPIRTIN NJERËZOR.

Living - - LIBRI - NGA: ETLEVA ÇEPELE

Parajsa e bardhë” është cilësuar si një roman epik, më i miri në zhanrin e tij dhe qëkurse u botua dhe deri sot ka marrë vlerësime të shkëlqyera nga kritika letrare. Personazhi kryesor, Leni Ollbrajt, është vajza e një hipie të bukur, Korës, dhe një të burgosuri lufte në Vietnam. Kur hapet sipari i ngjarjeve, në vitin 1974, Leni është vetëm trembëdhje­të vjeçe dhe babai i saj, Erni, sapo ka nisur të shfaqë shenjat e para të një depresioni të thellë pas përvojave të kobshme të luftës. Kësisoj, që në fillim prezantohe­mi me një personazh negativ, me një baba problemati­k. Sa e vështirë mund të jetë rritja e një vajze me një baba të tillë, në një kohë trazirash dhe vështirësi­sh ekonomike për vendin? Pikërisht në këtë kohë, ndodh një befasi, tipike kjo e shkrimtare­s, e cila di të shtjellë me mjeshtëri rastësi nga më të panatyrshm­et. Një ish-shok lufte i Ernit i lë atij trashëgimi një shtëpizë në Alaskë. Sa hap e mbyll sytë, familja Ollbrajt niset drejt një aventure të re. Në pjesën e falënderim­eve, autorja rrëfen se edhe familja e saj (pavarësish­t se ndryshe nga ajo Ollbrajt, me një kryefamilj­ar shembullor) ka jetuar një aventurë të tillë në Alaskë, në vitin e hershëm 1968 dhe vetë Hannah ka jetuar njëfarë kohe atje. Por le t’i kthehemi librit, për të cilin duhet të themi se mbart vlera të jashtëzako­nshme letrare. Sikurse e thashë më sipër, ai është i mbushur me përshkrime dalldisëse për peizazhin alaskian, të cilat në gjykimin tim bartin vlerat më të mëdha të tij. Leksiku i përzgjedhu­r, figurat letrare të përdorura, hera-herës bëjnë të të duket sikur në vend të një romani bashkëkoho­r, me një ngjarje shumë të fuqishme, je duke lexuar një vepër klasike të mirëfilltë. Hannah kujton dhe zhvesh përpara syve tanë veçoritë marramendë­se të një territori të virgjër, të paanë, të cilin sakaq të lind dëshira ta vizitosh edhe ti.

Personazhe­t në librin “Parajsa e bardhë” janë të mirë ose të këqij, të lumtur ose të dëshpëruar. Makthet e vazhdueshm­e të Ernit, dhuna dhe paranojat e tij... Kora shprehet se atij ia ka vrarë lufta edhe aftësinë për të dashuruar, porse e bija, Leni, luftëtarja jonë e pamposhtur, mendon krejt të kundërtën. Ajo nuk resht së kërkuari drejtësi dhe lufton me mish e me shpirt, deri në fund, për dashurinë dhe për jetën.

Shkrimtarj­a Kristin Hannah është një nga shkrimtare­t më të mira bashkëkoho­re amerikane, e cila ka shkruar më shumë se njëzet romane, por ka lënë gjurmë të thella te lexuesi sidomos me dy librat e saj të fundit “Vajza e Pirenejve” (2015) dhe “Parajsa e bardhë” (2017), sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Living”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.