JA SE Ç’SHKRUAN AJO NË NJË NGA LETRAT E SAJ:

Living - - LIBRI -

Në hapësirat e paana të këtij terreni të paparashik­ueshëm, njeriu ose nxjerr më të mirën e vetes dhe lulëzon, ose kthen majat nga thembrat, i çmeritur nga terri, i ftohti dhe vështirësi­të. Nuk ka rrugë të mesme, nuk ka vend të sigurt; jo këtu, jo në parajsën e bardhë. Për ne pak guximtarët, të fortët dhe ëndërrimta­rët e njëmendtë, Alaska u kthye në një atdhe të dashur, sot dhe përgjithmo­në, në ninullën që na zgjon herët në ag dhe na përkund në ëndrra në mbrëmje. Këtij vendi ose i përket me mish dhe me shpirt e bëhesh edhe vetë pak i egër dhe i pazbutshëm, ose nuk bëhet ndryshe. Ja çfarë kam mësuar prej tij pas gjithë këtyre viteve dhe nuk do ta harroj derisa të kem frymë mbi tokë: Alaska është atdheu im i dashur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.