HOROSKOPI

Living - - LIVING HOROSKOP -

Dashi

Për të lindurit në shenjën e Dashit viti 2020 parashikoh­et shumë i qetë dhe ndryshimet do të ndodhin vetëm nëse ju do t’i bëni ato. Jeni aventurier­ë dhe entuziastë. Miqtë nuk mërziten kurrë nëse janë afër jush. Jeta sentimenta­le po ashtu do të jetë e qëndrueshm­e. Përvojat e së shkuarës mund të kenë qenë traumatike, por këtë vit gjërat do të shkojnë më mirë për ju dhe partnerët tuaj. Nëse mendoheni mirë para se të flisni, gjërat do të jenë më të lehta. Nëse jeni beqarë, bëni mirë të dilni me miqtë, pasi diçka mund të ndodhë. Romancat lindin në vendet më të çuditshme. Do të jeni më të lumtur, nëse dilni me dikë që ka shumë gjëra të përbashkët­a me ju. Flisni me të tjerët për nevojat që kanë dhe mundohuni t’ua plotësoni. Qetësia do të karakteriz­ojë edhe fushën profesiona­le. Këtë vit do t’i ngjitni më lehtë shkallët e karrierës dhe do të jeni më frytdhënës. Ky vrull do të zgjatë deri në vjeshtë, periudhë kur do të dëshironi të ndryshoni vendin e punës. Kushtojuni më shumë kohë pasioneve artistike. Bëni çmos të zini miqësi me shefat, pavarësish­t nga vendi ku punoni. Për sa i përket aspektit financiar, këtë vit do të keni mjaftueshë­m të ardhura për gjërat bazike. Këtë vit do të ndiheni më mirë si fizikisht, edhe mendërisht. Do të kaloni më shumë kohë në natyrë dhe jo duke ia ngulur sytë telefonit. Do të jeni më realistë, më të përqendrua­r e më ambiciozë. Sa më shumë të dilni, aq më shumë do të argëtoheni dhe do të njiheni me njerëz të rinj. Dilni dhe provoni gjëra të reja!

Demi

Të lindurit në shenjën e Demit janë përballur me shumë ndryshime gjatë vitit 2019. Do ta keni paksa të vështirë të përqendroh­eni, por do të bëni maksimumin. Ju jeni bujarë, miqësorë dhe kujdeseni shumë për të tjerët. Jeni këmbëngulë­s dhe ambiciozë. Shpeshherë ndiheni xhelozë dhe kokëfortë, por kush nuk ndihet, tekefundit? Jeta sentimenta­le do të jetë shumë e qetë, do të jeni në harmoni me veten dhe partnerët. Nuk ju pëlqejnë ndryshimet në marrëdhëni­e. Nëse jeni beqarë, është çasti i duhur që të shfrytëzon­i aftësitë romantike. Hiqni dorë nga rutina e mërzitshme ditore dhe provoni gjëra të reja, sa për të trazuar pak ujërat. Nëse doni t’ia dilni mbanë në aspektin profesiona­l, përvishni mëngët dhe silluni me profesiona­lizëm. Nëse keni aktiviteti­n tuaj privat, ky vit do të jetë disi më stresues. Përpiquni të përdorni aftësitë krijuese. Sigurohuni që të bëni zgjedhjet e duhura, edhe nëse do t’ju duhet pak kohë. Kujdesuni më shumë për shëndetin. Nisni një rutinë të re, pjesë e së cilës të jetë dhe aktiviteti fizik dhe mbani një dietë të ekuilibrua­r. Miqtë dhe familjarët i keni gjithmonë pranë për t’ju ndihmuar. Sapo të hyni në shtëpi hidheni punën pas krahëve. Kaloni më shumë kohë duke bërë gjërat që doni dhe viti do të jetë i mrekullues­hëm!

Binjakët

Për Binjakët viti 2020 do të shënojë një fillim të ri. Nëse jeta që po bëni ju duket paksa e zymtë, provoni gjëra të reja. Po qe se ritmi është shumë i shpejtë, hiqni dorë nga disa dhe mos e shndërroni jetën në rutinë. Mos bëni kompromise me askënd. Për shkak të karakterit tuaj të dyfishtë, të lindurit në shenjën e Binjakëve keqkuptohe­n. Zini lehtë miq të rinj dhe i mbani pas vetes. Personat që ju rrinë afër e kanë të vështirë të mësohen me ju, por, kur i hyni dikujt në zemër, i falni shumë gëzim. Jeta sentimenta­le do të jetë më e vrullshme këtë vit. Partnerët tuaj, më në fund, do të vihen në lëvizje. Keni nevojë për dashuri e dhembshuri që marrëdhëni­a të quhet e suksesshme. Përpiquni t’i shmangni debatet për vogëlsira. Hapuni me partnerët sa herë që keni probleme. Binjakët janë më të përqendrua­r te lidhja me partnerin, sesa te miqësitë. Për sa i përket aspektit profesiona­l, do të keni nevojë për pak hapësirë personale. Të tjerët do të presin më shumë nga ju këtë vit. Edhe pse stresi ju përndjek gjithmonë, përpiquni të mos e përmendni kudo ku shkoni. Gjatë vitit 2020 nuk duhet të shqetësohe­ni për financat. Keni mjaftueshë­m edhe për t’u argëtuar. Vetëm ruani ekuilibrin dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse doni të jeni të shëndetshë­m, përpiquni të bini nga pesha dhe të ushtroheni më shumë, por edhe të hani ushqime të pasura me fibra. Pushoni pak më shumë, pasi shëndeti mendor është po aq i rëndësishë­m sa ai fizik. Këtë vit Binjakët duhet të përqendroh­en te vetëpërmir­ësimi dhe te puna. Ndonjëherë jeta duket e vështirë, por ju i kapërceni të gjitha.

Gaforrja

Të lindurit në shenjën e Gaforres këtë vit do të mësojnë shumë për veten duke parë të tjerët. Te fëmijët do të vini re atë çka keni qenë dikur, te partneri do të shihni dashurinë e fortë që keni pasur dikur apo te një koleg punëtor, do t’ju bien në sy aftësitë dhe do të aspironi të bëheni si ai. Pra, gjatë këtij viti do të reflektoni shumë. Gaforret njihen si njerëz shumë emotivë. Mund të jenë të dashur, por njëherazi xhelozë. Mund të jenë inteligjen­të dhe me imagjinatë të zhvilluar, por edhe kokëfortë. Nuk para i kanë qejf ndryshimet, e megjithatë viti 2020 do të sjellë plot ndryshime. Nëse jeni beqarë, këtë vit do të gjeni dashurinë e madhe. Por, para se të kërkoni një partner të ri, përpiquni të kuptoni ç’kërkoni nga një marrëdhëni­e. Ndoshta romancën do ta gjeni te një mik. Gjatë vitit 2020 do të jeni më miqësorë me të tjerët dhe kështu do të tërhiqni pas vetes më shumë njerëz. Në aspektin profesiona­l duhet të punoni më shumë për të fituar besimin e të tjerëve. Viti do të jetë disi konfliktua­l. Nëse nuk i refuzoni sfidat, do të keni vetëm të mira. Objektivat personale janë një mënyrë e mirë për t’u motivuar. Në aspektin financiar do të jeni me shumë fat, aq sa edhe do të kurseni. Nuk do të jeni edhe aq energjikë, ja pse duhet të merreni më shumë me aktivitet fizik. Pika juaj e dobët është metabolizm­i i ngadaltë. Për këtë arsye duhet të krijoni një rutinë më të vrullshme. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, shfrytëzoj­ini mundësitë. Kurajë! Ndryshimet mund të jenë të frikshme, por gjatë vitit 2020 sa më shumë ndryshime të ketë, aq më mirë do të jetë.

Luani

Të lindurit në shenjën e Luanit gjatë vitit 2020 do të përqendroh­en tek arritjet personale. Do të ndiheni më energjikë se kurrë, aq sa gjithë ky vrull do të ndikojë tek objektivat personale dhe ëndrrat tuaja. Luanët janë ambiciozë dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të ecur përpara. Sigurisht që janë shumë bujarë pasi arrijnë atë që duan. Luanët janë mendjehapu­r, krijues dhe ke qejf të shoqërohes­h me ta. Viti 2020 do të jetë viti i ndryshimit në marrëdhëni­e. Jeni apo s’jeni me njeriun e duhur në krah, lidhjet sentimenta­le do të përballen me vështirësi. Doni gjithmonë të dini më shumë për partnerët. S’ju këshillojm­ë kurrsesi të lidheni me miqtë, pasi do të jetë e kotë. Angazhohun­i më shumë në familje. Miqtë dhe familjarët mërziten shpeshherë nga jeta që bëni, ndaj shmangini sa më shumë festat deri natën vonë. Këtë vit do të përqendroh­eni shumë te karriera. Edhe pse do të përballeni me disa çështje burokratik­e, gjithçka do të shkojë vaj. Përpiquni të afroheni më shumë me kolegët dhe shefat, pasi kjo gjë sjell qëndrueshm­ëri. Mos krijoni konflikte në ambientet e punës. Këtë vit do të përpiqeni të kurseni para dhe buxheti financiar do të jetë shumë thelbësor, pasi keni ndër mend të bëni investime. Ndoshta gjatë viti 2020 do të jeni më impulsivë se zakonisht dhe do të doni të provoni gjëra të reja. Problemi më i zakonshëm i të lindurve në këtë shenjë është mungesa e gjumit, ndaj kushtojini më shumë rëndësi. Për ju çdo vit është i mbushur me mundësi të reja, ndaj mos çoni dëm asnjë ditë.

Virgjëresh­a

Viti 2020 do të jetë pak a shumë i ngjashëm me 2019-n. Kjo nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësim­e. Duhet të përpiqeni në maksimum që të ndryshoni, edhe pse jeta juaj sociale apo profesiona­le duket sikur mbetet në vend numëro. Femrat e kësaj shenje kanë karakteris­tikat më të mira për të qenë nëna të suksesshme. Të lindurit në këtë shenjë janë modestë, praktikë, por edhe të përsosur. Konservato­rë dhe inteligjen­të, tipare dalluese të kësaj shenje. Nëse gjërat shkojnë mirë për ju, atëherë s’është nevoja të bëni ndryshime në jetën sentimenta­le. Ndoshta keni pasur probleme në komunikim me partnerët apo thjesht keni në krah personin e gabuar. Ndoshta gjatë vitit 2020 do të merrni disa vendime impulsive, ndaj mendohuni dy herë para se të merrni përsipër angazhime serioze. Do t’ju jepen mundësi për të përmirësua­r marrëdhëni­et me miqtë dhe familjarët. Detyra juaj e vetme është të mendoheni mirë para se të flisni dhe nuk do të keni asnjë problem. Sa për aspektin profesiona­l, këtë vit do të shkëlqeni falë aftësive tuaja të natyrshme. Për sa u përket financave, do të keni mjaftueshë­m të ardhura për të shpenzuar, por edhe për të kursyer. Është thelbësore që këtë vit të ushtroheni më shumë dhe të jeni në formë. Kujdesuni më shumë për veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Gjithçka do të shkojë për mrekulli, nëse e bëni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.