Joana Hekuri – Mia Tessuti

Living - - LIVING MODE -

Joana është rritur në atelienë e së ëmës, ku mendon se është ushqyer shqisa e saj e gjashtë, pasioni për të bukurën. Pasionin e nënës për të bukurën, për të qepur e për të stiluar, Joana e çoi përpara dhe e bëri pjesë të sajën. Që kur futesh në dyqanin e saj, vë re se aty ka shumë dashuri e mirësi. Që e vogël, i kishte idetë e qarta për veshjet që donte, i zgjidhte vetë dhe u sajonte elemente shtesë. Joana është nënë e dy vajzave të vogla, Mias dhe Martës, e mes rolit të nënës dhe punës, gjen gjithmonë kohë për të realizuar me shumë përkushtim çdo kërkesë të klientëve. Çdo pjesëz veshjeje e krijuar, është ndjesi që i buron nga shpirti dhe merr formë në mendje. Nuk mund ta quajmë stiliste, veçse ajo ka nuhatjen dhe parandjenj­ën e duhur për të qenë një parashikue­se e fortë mode. Ajo, së bashku me stilisten e njohur Bela Maçi realizuan një koleksion të tërë frymëzuar nga lëkura, duke e sjellë atë në gjithë stilet e mundshme. Ditët e Joanës janë të mbushura me fantazi dhe krijime që mezi presin të vishen dhe në çdo sekondë që merr frymë, ajo mendon se cili do të jetë krijimi i radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.