FESTA ME KORFF

Vetëm një veshje elegante, nuk mjafton për të pasur pamje tërheqëse për festa. Grimi luan gjithashtu një rol të rëndësishë­m. Gjatë festave lejohet çdo gjë: buzë të kuqe, grim i rënduar... fundja, është atmosferë festive. Living vjen me disa sugjerime për

Living - - LIVING MODE -

KREM PUDËR KREMOZ ME EFEKT LIFTING

Njihet si një ndër kremrat pudër më të kërkuar në farmaci. Ofron mbulim optimal dhe qëndron bukur dhe pa efekt maske në lëkurë. Mund të përdoret për të gjitha moshat dhe lëkurat. Është i pasur me përbërës hidratues, si: acid hialuronik dhe vitaminë E.

LAPS BUZËSH MAT

Thekson konturet, falë furçës së inkorporua­r në paketim, e cila ndihmon dhe në përhapjen me lehtësi të ngjyrës. Rezultati: buzë me pamje të sofistikua­r dhe elegante.

BUZËKUQ ME EFEKT MAT

Ngjyra e kuqe kërkon gjithmonë një buzëkuq cilësor, i cili të qëndrojë në buzë, por edhe të mos i thajë ato. Korff Matt lipstick është alternativ­a e duhur. Të vetmit buzëkuq të testuar për mungesë të 6 metaleve të dëmshme.

TON KREMOZ

Tonet me shkëlqim janë kryefjala e fundvitit. Zgjidhni një nga nuancat kremoze të toneve brilante për t’u aplikuar në sy.

RIMEL VOLUMIZUES DHE ZGJATUES

Rimeli, veç performanc­ës së mirë, duhet të jetë delikat dhe trajtues, që të mos nxisë rënien e qerpikëve. Zgjedhja e duhur: Mascara all in one - rimel me përbërje të pasur dylli natyral bimor, i cili u jep qerpikëve ushqim, ndërsa acidi hialuronik dhe vitamina E, i japin butësi dhe elasticite­t.

PUDËR FIKSUESE

Jo të gjithë e dinë që sekreti për një makijazh që zgjat është pluhuri fiksues i “make up”-it. Pudra pluhur e KORFF është pa ngjyrë, nuk e rëndon makijazhin dhe i jep lëkurës një efekt mat. Ajo është shumë e nevojshme për lëkurat e yndyrshme me pore, të cilat kanë shkëlqim. Është e pasur me acid hialuronik, vitamina E dhe C, të cilat parandaloj­në lodhjen e lëkurës nga faktorët ambientalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.