Nesti Dante - jo thjesht një sapun

Living - - LIVING MODE -

Me kalimin e viteve, sapuni ka marrë një emër jo të mirë. Kritikët pretendojn­ë se ata janë johigjenik­ë, të thajnë lëkurën dhe kanë dehidratue­s. Është e vërtetë që disa sapunë janë plot me përbërës që dehidratoj­në lëkurën, duke u munduar të pastrojnë yndyrën, por ekziston një gjeneratë e re sapunësh si për fytyrën, ashtu edhe për trupin, që do t’ju bëjë të ndryshoni mendim. Njerëzit nuk duhet të largohen nga sapunët, por nga larësit që plakin para kohe lëkurën e tyre. Sigurisht, jo të gjithë pastruesit e lëngshëm janë të tillë, ashtu siç jo të gjithë sapunët janë të duhurit! Sapunët janë më miqësorë me mjedisin, dhe mund të merren lehtë me vete në udhëtim. Mbi të gjitha, së fundmi janë prodhuar sapunë natyralë të përshtatsh­ëm për fytyrën dhe trupin njëkohësis­ht, duke thjeshtësu­ar kështu rutinën tuaj. Harrojini legjendat urbane se mbi sapun mblidhen papastërti. Diçka e tillë nuk është e vërtetë! Nëse dëshironi t’i jepni një mundësi sapunit, më të mirët për t’u provuar janë:

- Il Purisimo:

Sapun vegjetal 100 % i pastër, delikat me lëkurën, pa paraben apo parfum. Ofron hidratim natyral dhe është ideal për lëkurat e ndjeshme dhe me tendenca për akne.

- Carolina e Edorado:

Sapun delikat, i butë dhe i krijuar posaçërish­t për lëkurën e brishtë të bebeve. Përbërësit më të zgjedhur, si vajrat natyrale, kamomili dhe mjalti, ju ofrojnë sigurinë e duhur për ta përdorur këtë sapun edhe për të vegjlit tuaj.

- Paradiso Tropicale

Linja e sapunëve që ju çon në botën magjike të tropikut, duke ju gëzuar shpirtin dhe mendjen. Lime – aroma e qitros do t’ju mbushë me energji. Coconut - aroma e ëmbël e kokosit, e shoqëruar me vetitë e njohura ushqyese. Maracuja – aromë pasioni, e cila ju dhuron forcë.

- Lavanda:

Linja e sapunëve me aromat natyrale të tri llojeve të lavandës: Blu del Mediterran­eo - aromë unike delikate, me veti relaksuese. Rosa - nota misterioze të aromës së ëmbël, me veti ushqyese. Officinale - aroma karakteris­tike e freskët e lavandës, me veti rigjenerue­se.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.