Cindy Marina

Unë jam rritur me dashurinë e vendit tim të origjinës, edhe pse kam lindur dhe kam jetuar në Amerikë.

Living - - LIVING PERSONAZHE - Me dashuri,Cindy Marina

Deri në moshën 17-vjeçare, e njihja Shqipërinë nëpërmjet rrëfimeve të prindërve të mi të admirueshë­m, të cilët nuk reshtën kurrë së këmbëngulu­ri që ne tre fëmijët e tyre të mos shkëputesh­im nga atdheu jonë dhe nga gjuha jonë e bukur shqipe. Prindërit më kanë ushqyer gjithmonë me dëshirën për të dhënë një kontribut për vendin, në cilëndo fushë që do të zgjidhja në jetë. Edhe unë këtë kam dashur të bëja, si në sport, ashtu edhe në përfaqësim­in e Shqipërisë në Miss Universe! Viti 2019 ka qenë një vit shumë i rëndësishë­m për mua. Pata fatin e madh që nëpërmjet rrugëtimit tim në Miss Universe, të njoh Shqipërinë, të njoh më mirë shqiptarët e mi. Për javë të tëra kam shëtitur thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe, sa më shumë vende të reja shihja e sa më shumë miq të rinj bëja, aq më e dashur bëhej ajo për mua. Fitorja e konkursit Miss Universe Albania më gëzoi pa masë dhe në atë çast i premtova vetes dhe shqiptarëv­e që do të bëja maksimumin për ta përfaqësua­r denjësisht dhe për ta promovuar vendin tim në botë. Tërmeti që goditi disa qytete të Shqipërisë në muajin nëntor, më ka tronditur pa masë. Largësia nga vendi im bëri që dhimbja dhe ankthi për fatin e bashkatdhe­tarëve të mos na ndahej për ditë të tëra. Telefonata­t e panumërta, videomesaz­het dhe lidhjet në rrjetet sociale nuk arrinin të na qetësonin, ndaj ditën që u riktheva në Shqipëri pas tërmetit u ndjeva e çliruar, sepse më në fund isha në tokën time, pranë njerëzve të mi. Unë jam e bindur që pas kësaj fatkeqësie të madhe, Shqipëria duhet dhe do të dijë të ringrihet! Shqiptarët janë të fortë dhe dinë t’i përballojn­ë me dinjitet edhe këto çaste shumë të vështira. Uroj që 2020-a të bashkojë të gjithë shqiptarët e Shqipërisë dhe kosovarët, por edhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në diasporë, të bashkohen për t’i kthyer vendit shkëlqimin dhe forcën që meriton! Uroj që të jetë viti i ringritjes, i shpresës dhe mundësive të reja! Uroj që shqiptarët e mi ta gjejnë forcën për të ecur përpara! Uroj që emri Shqipëri të lartësohet në të gjithë botën! Le të bëhemi më të mirë, më fisnike dhe më të ndërgjegjs­hëm për të ndihmuar me sa kemi mundësi ata që janë me më pak fat se ne... Shëndet për të gjithë! Mbizotërof­të begatia dhe harmonia në familjet tuaja!

LIVING PERSONAZHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.