Evi për jetën

Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta.

Living - - LIVING PERSONAZHE -

Vlerën e saj e kupton vetëm në çaste të vështira, që zakonisht vijnë natën. Po, po, natën! Se vetëm atëherë ti nuk je i zënë nga jeta. Ditën je i shfrenuar nga impenjimet e shumta apo nga shqetësimi për këpucët e reja që do të blesh. Ndaj kuptimi i jetës zgjohet natën, atëherë kur të gjithë flenë. Të kap papërgatit­ur dhe befas, të nesërmen duhet të pranosh të papranuesh­men. Sa të vegjël jemi përpara forcës hyjnore! Ndaj, mos harro kurrë që jetën e bën ti, ti i jep formë, ti e ngjyros. Mos mbaj inate, mos krijo konflikte “krenarie”. Telefono ose dërgo një mesazh të shkurtër që ta ndjen zemra. Mos ki turp! Mos i vër kurrë faj ndjenjës, se ajo e ka zërin të pastër. Dhuro dashuri dhe dashamirës­i për harmoninë e shpirtit tënd apo të dikujt tjetër. Kjo energji do të të kthehet një ditë. Krijo kujtime të bukura dhe mbarti ato në zemër. Ato nuk kanë data skadence. Gëzo sot!

LIVING PERSONAZHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.