Edi Gogu

Krishtlind­je jetëndrysh­uese dhe një Vit të Ri të mbarë! Zoti ju bekoftë!

Living - - LIVING PERSONAZHE - Dashamirës­isht, Edi Gogu

Këngët gazmore që mbushin ajrin, kupat me çokollatë të ngrohtë, dhuratat me fjongo ngjyrashum­ë, vogëlushët me lista dëshirash të shkruara në copa letre plot detaje zbukuruese, plane, ide, dëshira, frikë për t’u hedhur pas krahëve, mungesa që dhemb për njerëz të dashur që nuk i kemi më pranë, janë pjesë e tablosë së festave të fundvitit… Lutja ime është që zemrat tona në këtë stinë festash, të mbushen plot dritë! Qofshin ato dritë për të kredhurin në errësirë, çlodhje për të lodhurin, shpresë për të pashpresin, mbështetje për të vetmuarit! Këtë Krishtlind­je, ndërsa ndezim qirinjtë festivë, të mos kemi frikë t’u ngjasojmë atyre. Një qiri nuk bën kurrfarë zhurme, teksa jep veten e tij, në mënyrë asfare egoiste, zvogëlohet… dhe dhuron dritë. Engjëjt zbritën me këngë nga qielli, për të njoftuar botën për lindjen e Krishtit! Këtë Krishtlind­je, paçi një këngë lavdërimi dhe shprese që ngrihet mbi çdo gërmadhë dhe tërmet, një melodi të frymëzuar nga realiteti qiellor! Qofshi të kurorëzuar me gëzim hyjnor!

LIVING PERSONAZHE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.