Kthim në shtëpi

Si mësuat për origjinën tuaj?

Living - - LIVING AMBASADOR - NGA: GENTIAN MINGA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Familja ime është e lumtur që mësoi për rrënjët e saj. Ne jemi pasardhësi­t e Salvatore De Radës, i cili lindi në Shën Mitër, Kalabri, dhe ishte i afërm i shkrimtari­t të njohur rilindës Jeronim De Rada. Stërgjyshi im, së bashku me dy vëllezërit e tij, Agustin dhe Françesko, emigroi në Brazil në vitet 1900. Ishte një komunitet i madh italianësh që emigruan në atë kohë në Brazil, për të gjetur punë. U vendosën në një qytezë të vogël, të quajtur Mina Gerais. Ishte një vend i ngjashëm me atë që lanë pas, por dhe me Shqipërinë. Askush s’e dinte se këta tre vëllezër ishin me origjinë arbëreshe. Gjyshi, i cili ishte vetëm tre vjeç kur i vdiq i ati, e dinte që vinin nga Kalabria e na thoshte gjithmonë: “Im atë fliste një gjuhë që nuk e kuptonte askush”. Mendonim se ishte një dialekt kalabrez. Rreth njëzet vite më parë, të afërmit e mi u kujtuan se në varrezat e qytezës ishin varrosur tre vëllezërit De Rada dhe në pllakën e varrit kishte një mbishkrim në këtë gjuhën e panjohur. Filluam kërkimet për të gjetur se çfarë gjuhe ishte. Italisht nuk ishte, kaq e dinim. I bëmë një foto mbishkrimi­t të varrit dhe filluam kërkimet. Kur shërbenim si diplo

matë në Japoni, kishim një mik, bashkëshor­tja e të cilit ishte nga ish-Jugosllavi­a. Dyshonim se mbishkrimi ishte në gjuhën sllave, por ajo e mohoi. I shoqi kishte dëgjuar ndërkohë për arbëreshët e Italisë, prandaj na sugjeroi të provonim këtë pistë. U futëm në forume e faqe të ndryshme të arbëreshëv­e, sepse asokohe nuk ekzistonin ende rrjetet sociale. Postuam foto me mbishkrimi­n e varrit e morëm menjëherë mesazhe ku na miratonin se shkrimi ishte në gjuhën arbëreshe. Shumë njerëz nga forumet filluan të më thoshin se De Rada ishte një mbiemër i madh, se mund të kisha lidhje me Jeronim De Radën. Edhe ai kishte lindur në të njëjtin fshat prej nga vinte stërgjyshi im, por neve asokohe s’e dinim, derisa shkuam në Machia Albanese, tre kilometra larg Shën Mitrit, në Kalabri, ku gjetëm certifikat­at e lindjes së stërgjyshi­t e të vëllezërve të tij. Aty morëm vesh se ishim familjarë të Jeronim De Radës. Shkuam të vizitonim Kalabrinë e kur pesë vite më vonë unë dhe im shoq u vendosëm në Budapest me mision diplomatik, erdhëm edhe në Shqipëri. Ishim kureshtarë për të parë rrënjët e mia, vendin nga vinte familja, por pesë vite më parë nuk na e merrte mendja se një ditë do të vinim në Tiranë si diplomatë.

Çfarë kujtoni nga vizita juaj e parë në Shqipëri?

Ishte një përvojë e mrekullues­hme. Vizitova edhe bustin e Jeronim De Radës te Kuvendi. Ndonëse qëndruam pak ditë, shkuam në Krujë, e cila na la pa frymë. Ishte një fillim i mbarë i marrëdhëni­es së bukur që do të krijonim me Shqipërinë. E ja ku jemi tani!

Ishte rastësi që ju caktuan këtu me mision?

Kur morëm vesh se ekzistonte si mundësi, na u duk fantastike dhe shprehëm interes. Kur u hap vendi, im shoq aplikoi, por nuk kishim ndonjë garanci se do të na caktonin këtu. Patëm fat dhe është e mrekullues­hme, sidomos për mua.

Punoni edhe ju në ambasadë. Si është të punosh me bashkëshor­tin?

Nuk është ndonjë gjë e re për ne, pasi në punë jemi njohur. Punonim si diplomatë më shumë se njëzet vite më parë, kur u takuam, por dhe më vonë këtë karrierë kemi pasur. Nuk ka kufizime që pengojnë çiftet të punojnë bashkë, nëse kanë formimin e duhur dhe janë profesioni­stë në fushën e diplomacis­ë. Im shoq është shefi i misionit, unë jam e dyta, pas tij. Kemi vite që punojmë bashkë e dimë ta ndajmë anën profesiona­le nga ajo personale. Kemi qenë bashkë në të njëjtat ambasada në Hungari, Argjentinë apo Japoni.

Cila është natyra e marrëdhëni­eve mes Brazilit dhe Shqipërisë?

Ka plot aspekte të ngjashme mes dy vendeve. Ngjasojmë në atë që kemi komunitete të shpërndara në gjithë botën. Si për shembull, arbëreshët në Itali apo komuniteti shqiptar në Brazil, i cili është relativish­t i vogël (është vendosur në San Paolo). Brazili është i famshëm për komunitete­t nga e gjithë bota dhe diversitet­i kulturor, ndaj nuk kishte si të mungonte edhe një komunitet shqiptarës­h, edhe pse më i vogël në numër. Pastaj është komuniteti arbëresh, i vendosur në Brazil shekuj më parë. Ne si ambasadë po përpiqemi të ndërtojmë ura ndërmjet dy vendeve, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë kulturor. Jemi këtu për të ndjekur tranzicion­in e Shqipërisë në një vend demokratik, pas daljes nga komunizmi, si dhe të asistojmë në integrimin në Bashkimin Europian.

Ka shumë ngjashmëri midis Shqipërisë dhe Brazilit?

Nuk e them këtë se jam arbëreshe, por midis dy popujve ka ngjashmëri të mëdha. Edhe pse kultura këtu është e lashtë, Shqipëria të jep ndjesinë e një vendi të ri, si Brazili. Një shoqëri e re e vibruese, dinamike dhe energjike. Një proces i ngjashëm me atë që përjetojmë në Brazil. Mikpritja është e njëjtë në të dy vendet. Mikpresim, mbrojmë dhe respektojm­ë të huajt, si shqiptarët. Brazili ngjason me vendin tuaj pak edhe për nga moti, ushqimi, sjellja, zakonet. Shqiptarët, si mesdhetarë, janë gjaknxehtë, njësoj si latinët, si brazilianë­t. Kanë gjithashtu humor, njerëzit e shijojnë jetën, janë socialë e familja për ta vjen e para. Njerëzit e dielli më bëjnë të ndihem si në shtëpi. Ky vend është i ngrohtë në të gjitha kuptimet, që nga moti e deri te njerëzit.

LIVING AMBASADOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.