Madhështia e një vile të ëmbël neoklasike

Living - - LIVING SHTËPI -

ËSHTË NJË NGA MIKESHAT E DASHURA TË SHTËPISË

LIVING, dhe ndonëse kemi bashkëpunu­ar disa herë, ishte hera e parë që e takoja, por jo e para që dëgjoja për talentin e saj në dekorimin e shtëpive. Nuk ka zonjë me stil e klas në Tiranë që nuk njeh Manjolën dhe pasionin e saj për orenditë, antikuaret dhe mobilimin në përgjithës­i. Ndoshta edhe sepse shumica e shtëpive të tyre janë veshur me shijen e padiskutue­shme të Manjolës.

Vila e saj ndodhet larg Tiranës, në mes të natyrës, qetësisë dhe privatësis­ë absolute. Në derë na priti Dora, qenushja e racës labrador që prej gjashtë vitesh jeton me Manjolën. U dashurova menjëherë me të dhe them se ndoshta mbipesha që kishte, e bënte edhe më të veçantë e të dashur. Ndërkohë, vizita për të zbuluar më shumë për zgjedhjet personale të mbretëresh­ës së mobilimit, filloi mbarë. Vila e Manjolës është një shtëpi kopertinas­h ose si ato të filmave amerikanë për Krishtlind­je. Mendimi i parë që më kaloi nëpër mend sapo hyra, ishte se si “dreqin” ia kishte dalë të krijonte një ekuilibër aq të bukur, me aksesorë dhe orendi, pa e ngarkuar ambientin. Ato hapësira të përqafonin dhe të ftonin të jetoje bukur dhe me klas, si nëpër filma. Detajet ishin aq të shumta, të bukura e të koordinuar­a, sa syri nuk ngopej nga kënaqësia që të fal vetëm estetika dhe bukuria. Kjo vilë ngrihet në një kodër në zonën e Farkës dhe ka një hapësirë prej 640 metra katrorë, përfshirë verandën. Ka tre dhoma gjumi, katër tualete, zonën e ndenjjes, kuzhinën, lavanderin­ë dhe saunën (të gjitha këto hapësira të ndara në dy kate banimi). Vetëm zona e ndenjjes ka katër nënambient­e: zonën e pritjes, atë të studimit, të kurorëzuar nga biblioteka, zonën e relaksit ku mund të shihet televizor, zonën e oxhakut dhe atë të ngrënies. Kuzhina është ambient më vete, në qendër të së cilës qëndron një ishull komod për gatim dhe vakte të shpejta. Mirëpo xhevahiret e kësaj shtëpie janë mobiliet antike, të cilat zbukurojnë çdo kënd. Krendenca, sëndukë, ndenjëse, dollapë për qelqurinat e shtrenjta, komodina e karrige... dua t’i përqafoj të gjitha.

»MANJOLA ËSHTË MJESHTRE E DETAJEVE; ÇDO KËND ËSHTË I ZBUKURUAR NGA ORENDI QË I QËNDROJNË BESNIKE STINËS SË DIMRIT DHE PERIUDHËS SË FESTAVE. Në zonën e ndenjjes qëndron krenar bredhi i stolisur, i cili admirohet nga të ftuarit që qëndrojnë pranë oxhakut klasik, në mermer “rover”: një punim artizanal i kuruar në detaje e me shumë finesë. Ndonëse shtëpia e Manjolës ka stil neoklasik, mobiliet klasike ku shkrirja e tonalitete­ve të ngjyrave dhe formave gjeometrik­e mes modernes dhe antikes perfekt.« gërshetohe­n aq bukur, janë shembull i një mobilimi Duke kaluar në katin e dytë, është e pamundur të mos vësh re shkallën qendrore në hekur të gdhendur, një zgjedhje elegante dhe funksional­e. Ajo përputhet shumë mirë me karakterin e gjithë shtëpisë, duke na shoqëruar në zonën e natës me një stil më femëror, por të sigurt. Tavanet me mozaikë që paraqesin disa flutura, janë një simbolikë e bukur në kujtim të personit të dashur. Nga ky qiell delikat dhe ëndërrimta­r, rikthemi te parketi i drurit aq i ngrohtë, te kredencat me vetrata dhe te dhomat e gjumit, ajo e miqve, por dhe e Manjolës. Kjo e fundit është si një apartament më vete. Oxhak i ngrohtë, një bredh tjetër i zbukuruar me ngjyrën e festave, një tavolinë mesi me disa libra dhe çokollata mbi të, perde prej kadifes më të mirë e plot pala, si në teatrin “La Scala”. E njëjta gjë vlen dhe për tualetin, ku vëmendjen ta rrëmben vaska e stilit anglez, e cila qëndron aq mirë, si në stilin modern, edhe në atë klasik. Ajo mbretëron bashkë me mobilien e lavamanit, tapetin dhe divanin e vogël, elemente që e bëjnë të duket si një dhomë pritjeje e jo tualet. Në fakt, të tilla janë të gjitha tualetet e vilës së Manjolës, si dhoma të vogla pritjeje franceze, ku duket sikur nga çasti në çast do të vijë çaji me biskotat. Ndonëse ajo jeton vetëm, të gjitha dhomat e miqve janë të mobiluara deri në detaje, me perde, piktura, komodina dhe qirinj romantikë. Në këtë shtëpi plot krijimtari, spikat shija për të bukurën dhe estetikën, të derdhura në të gjitha hapësirat. Në katin e dytë nuk mund të mungonte as gardëroba, e gjitha në një hapësirë më vete, ku janë vendosur me një rregull dhe saktësi këpucët, nga ngjyra e bardhë deri tek e zeza, dhe çantat, që duket sikur marrin pjesë në një konkurs bukurie.

»E kështu, “Dolce Casa” në punë, dhe “shtëpi e ëmbla shtëpi” në vilë, jeta e Manjolës ndahet midis ambienteve të mrekullues­hme, mobilieve shumëvjeça­re, orendive dhe dekoreve që të përkëdheli­n; zgjedhje dizajni që unë, por jam e sigurt që edhe ju, do t’i mbani mend gjatë, por edhe mund të frymëzohen­i për të mobiluar shtëpitë tuaja.«

NGA: ZHAKLIN LEKATARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

MENDIMI i parë që më kaloi nëpër mend sapo hyra, ishte se si “dreqin” ia kishte dalë të krijonte një ekuilibër aq të bukur, me aksesorë dhe orendi, pa e ngarkuar ambientin. Ato hapësira të përqafonin dhe të ftonin të jetoje bukur dhe me klas, si nëpër filma.

KRENDENCA, sëndukë, ndenjëse, dollapë për qelqurinat e shtrenjta, komodina e karrige... dua t’i përqafoj të gjitha.

TUALETI Mbretëron bashkë me mobilien e lavamanit, tapetin dhe divanin e vogël, elemente që e bëjnë të duket si një dhomë pritjeje e jo tualet.

XHEVAHIRET e kësaj shtëpie janë mobiliet antike, të cilat zbukurojnë çdo kënd. Krendenca, sëndukë, ndenjëse, dollapë për qelqurinat e shtrenjta, komodina e karrige... dua t’i përqafoj të gjitha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.