QIFQI GJIROKASTR­E TË MBUSHURA ME DJATHË TË NJOMË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g oriz (ose dy gota uji) 4 vezë një dorë nenexhik (dhiozmë) piper i zi sipas dëshirës kripë, vaj ulliri

PËRGATITJA:

Vendosim në zjarr një enë me ujë (ku do të ziejmë orizin), hedhim kripë dhe e lëmë të marrë valë. Pastaj shtojmë orizin dhe e lëmë të ziejë për rreth 12 deri 15 minuta. Pas kësaj, e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë, në një enë fillojmë të rrahim vezët. Po aty, shtojmë piperin e zi, nenexhikun dhe orizin dhe i përziejmë me kujdes, që përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Vendosim në zjarr tiganin me gropëza (i posaçëm për qifqi) dhe i mbushim ato me vaj ulliri. Pasi ai të jetë nxehur, formojmë me duar një gjysmë topthi qoftesh orizi dhe shtojmë një copë djathi të njomë, të cilin e mbulojmë me pjesën tjetër të brumit prej orizi dhe krijojmë një topth të plotë. Kështu veprojmë në vazhdim dhe topthat i vendosim për t’i skuqur në gropëzat e tiganit. Pas njëfarë kohe, i kthejmë nga ana tjetër. Pasi të kenë marrë ngjyrë, i heqim nga zjarri, i vendosim në një pjatë të cekët dhe i spërkatim me pak tarator të aromatizua­r me kopër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.