KREM QUMËSHTI ME KADAIF

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 ml qumësht i paskremuar 50 g miell orizi 50 g sheqer 2 lugë gjelle mjaltë kadaif 80 g gjalpë i shkrirë vanilje

PËRBËRËSIT PËR KARAMELIN:

150 g sheqer 50 ml ujë 3 pika lëng limoni

PËRGATITJA:

Në një tenxhere, hedhim një pjesë të qumështit, sheqerin dhe vaniljen dhe i vëmë të ziejnë. Shtojmë mjaltin dhe më pas miellin e orizit, duke e trazuar, që të mos formohen kokrriza. Vazhdojmë zierjen, duke e trazuar masën derisa të trashet. Në një tas, shtrojmë një shtresë krem qumështi që sapo e përgatitëm, pastaj pak kadaif të pjekur dhe pak gjalpë të shkrirë. E përsëritim të njëjtën procedurë edhe për një shtresë tjetër. Ndërkohë, hedhim në një enë sheqerin dhe ujin, që të bëjmë karamelin. I vendosim në zjarr, derisa masa të marrë ngjyrën kafe. Më pas, e hedhim mbi tasat e mbushur me krem qumështi dhe kadaif. E shërbejmë të ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.