SALLATË MARULE ME ARRA KAJSUS DHE KUNGULL TË PJEKUR

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4-5 PERONA:

• 200 g sallatë marule • 50 g arra kajsus të pjekura • 100 g kungull të pjekur dhe prerë në kubikë • 2 rrepa të kuqe, prerë në feta • domate të thata

PËRBËRËSIT PËR SALCËN:

• 50 ml vaj ulliri • 1 lugë çaji mustardë Dijon • 1 lugë çaji mjaltë kripë, piper • lëngu i 1 limoni mesatar

PËRGATITJA E SALCËS:

Hedhim përbërësit në një shishe qelqi, i vëmë kapakun dhe e tundim fort, derisa të krijojmë një salcë. E ruajmë në frigorifer për sallata dimërore.

PËRGATITJA E SALLATËS:

Në një tas porcelani hedhim sallatën marule, kungullin në kubikë, rrepat dhe domatet e prera. Shtojmë 2-3 lugë gjelle nga salca e përgatitur dhe e përziejmë mirë, që të marinohet. Në fund, e zbukurojmë me feta rrepash të kuqe, domate dhe arra kajsus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.