UELLINGTON VEGAN

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN BRISE:

1/4 filxhan çaji vaj kokosi, në temperatur­ë dhome 1/4 filxhan çaji qumësht kokosi 1/4 lugë çaji kripë 1 1/2 filxhan çaji me çdolloj mielli pa gluten

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

6 kërpudha champignon 300 g kungull dimërak i pjekur 200 g kinoa dyngjyrësh­e, e zier lëngu i 1 limoni mesatar trumzë 2 thelpinj hudhër piper i zi, kripë vaj ulliri, sa për kaurdisje

PËRGATITJA:

Në një tas të madh përziejmë përbërësit e thatë. Hapim një gropë dhe në mes shtojmë vajin e kokosit dhe qumështin e tij. E punojmë brumin derisa të krijojmë një të ngjashëm me atë të byrekut. E mbulojmë me një pece të lagur dhe e lëmë të pushojë për të paktën 30 minuta. Më pas, hapim një petë në formë rrethi me trashësi 2-3 mm.

PËRGATITJA E MBUSHJES:

Në një tigan të madh hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat, me lëkurë dhe të shtypura pak. Shtojmë kërpudhat të prera në feta dhe i kaurdisim derisa t’u shterojë uji. Më pas shtojmë kungullin e prerë në kubikë dhe kinoan. E shuajmë masën me lëngun e limonit dhe e rregullojm­ë shijen me kripë, piper dhe pak trumzë të freskët. Pasi të ketë shteruar gjithë uji që lëshon masa, e lëmë të ftohet për gati 30 minuta. Pastaj e hedhim në qendër të petës dhe këtë të fundit e mbledhim si trastë të vogël. Sigurohemi që në grykë brumi të jetë ngjitur mirë. Më pas, trastën prej brumi e vendosim në tavë dhe e pjekim në temperatur­ën 180 gradë celsius. Uellington­i vegan shërbehet i vakët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.