SUPË KREM ME QIQRA DHE KUNGULL DIMËRAK

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

500 g kungull dimërak, i qëruar dhe i prerë në copa kubike 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë mesatare 1 lugë kafeje qimnon spec djegës, kripë 250 g qiqra të ziera 700 ml ujë 250 ml qumësht kokosi

PËRGATITJA:

Në një tenxhere me 1 lugë gjelle vaj ulliri, hedhim kungullin dhe e kaurdisim mirë. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lëmë 3-4 minuta. Në një tigan hedhim 1 lugë vaj ulliri dhe qepët, të cilat i kaurdisim derisa të bëhen të tejdukshme. Shtojmë qimnon, spec djegës, kripë dhe piper dhe i përziejmë mirë. Aty ku kemi kungullin, shtojmë qiqrat, lëng të ngrohtë perimesh dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20-30 minuta, derisa shijet të përzihen mirë. Më pas e heqim përzierjen nga tenxherja dhe e lëmë të ftohet. Pas kësaj kohe shtojmë qumështin e arrës së kokosit dhe e kalojmë gjithë masën në mikser, derisa të bëhet kremoze. Supën mund ta zbukurojmë me majdanoz të grirë dhe qumësht kokosi. E shërbejmë të ngrohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.