KËRPUDHA CHAMPIGNON TË MBUSHURA ME PERIME

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

• 8 kërpudha të mëdha • 2 qepë të njoma • 2 karota mesatare • 1 lugë salcë kosi • narden kumbullash ose uthull balsamike • trumzë • kripë

PËRGATITJA:

Si fillim qërojmë lëkurën e kërpudhave dhe u heqim bishtat. Pasi spërkatim me vaj ulliri dhe kripë pjesën e kokës, i vendosim në një tavë të shtruar me letër furre dhe i vëmë të piqen. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, qepët e njoma të prera hollë, karotat të prera në kubikë të vegjël, bishtat e kërpudhave, po në kubikë të vegjël, dhe një thelb hudhër. I kaurdisim së bashku dhe pasi të jenë karamelizu­ar, hedhim pak buljon perimesh. I lëmë të ziejnë për 4-5 minuta. Pas kësaj kohe e heqim masën nga zjarri dhe shtojmë aty 2 lugë gjelle salcë kosi dhe pak trumzë. Në fund, me masën që kemi përftuar mbushim kërpudhat e pjekura. Para se t’i shërbejmë u shtojmë narden kumbullash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.