TORTË ME ÇAJ MATCHA DHE ARRË KOKOSI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR PETËN (BAZA E TORTËS):

70 g tërshërë 70 g arrë kokosi e thërrmuar 1 lugë miell tërshëre 70 g pluhur kakaoje ¼ lugë çaji kripë deti gjalpë kokosi, i shkrirë ¼ filxhan shurup panje 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

½ filxhani arra kajsus, të papërpunua­ra, të futura në ujë 2-6 orë 1 filxhan arrë kokosi e thërrmuar 3 gota ujë 5 lugë gjelle shurup panje 4 lugë çaji agar agar 3 ½ lugë çaji matcha, dhe pak për ta hedhur sipër tortës 2 lugë kafeje ekstrakt vaniljeje i lëngshëm

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 180 gradë. Lyejmë me gjalpë kokosi tavën me diametër 20 cm. Në një tas të madh hedhim tërshërën, arrën e kokosit, miellin e tërshërës, pluhurin e kakaos, kripën dhe i përziejmë. Më pas i hedhim në një grirës, dhe i grijmë derisa tërshëra dhe arra e kokosit të jenë bluar mirë. E hedhim masën sërish në tas, ku shtojmë shurupin e panjës dhe vaniljen, duke i përzier mirë. Nëse brumi është shumë i trashë, shtojmë një lugë çaji shurup panje dhe nëse është ngjitës, e lëmë mënjanë për 10 minuta që të trashet. Lajmë dhe thajmë duart dhe e shtypim petën në mënyrë të barabartë në tavë. E shpojmë brumin me një pirun dhe e pjekim për 18 minuta. Pas kësaj kohe e heqim tavën nga furra dhe e lëmë mënjanë të ftohet.

PËRGATITJA E MBUSHJES:

Pasi të kullojmë arrat kajsus, marrim një grirës me bazë të gjerë, mundësisht me dy thika dhe hedhim në të arrat, arrën e kokosit dhe 3 gota ujë. I grijmë me shpejtësi maksimale dhe më pas i kullojmë në një garzë. Duhet të përftojmë gati 3 filxhanë çaji qumësht. Nëse jo, e fusim edhe njëherë masën në grirës, i shtojmë ujë dhe e grijmë derisa të përftojmë tre filxhanë çaji me qumësht. Këtë qumësht e hedhim në një tenxhere, shtojmë në të shurupin e panjës dhe tresim agar agarin në nxehtësi mesatare, duke e rrahur vazhdimish­t. Më pas ulim nxehtësinë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta ose derisa agari të jetë tretur. E përziejmë herë pas here që të mos ngjitet. Pasi ta heqim nga soba, hapim kapakun dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta. Pas kësaj kohe shtojmë matcha-n dhe vaniljen dhe vazhdojmë rrahjen, derisa masa të bëhet e njëtrajtsh­me. Këtë masë e hedhim me kujdes në petën që poqëm, e lëmë të pushojë 15 minuta dhe më vonë e fusim në frigorifer, ku e lëmë rreth 1 orë ose derisa të ftohet plotësisht. Në fund, tortën e pudrosim me çaj matcha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.