BRUSKETA MISRI ME SALMON

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BUKËN E MISRIT:

1 vezë 270 ml qumësht 15 ml vaj ulliri 150 g miell pa gluten 155 g miell misri i verdhë 1/2 lugë kafe sodë 1 lugë çaji kripë 1 lugë kafe sheqer

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

3 degë kopër 4 lugë salcë kosi Schmand 4 feta salmon i tymosur

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperatur­ën 220 gradë. Rrahim vezën, qumështin dhe vajin, derisa të krijohet një masë e njëtrajtsh­me. Shtojmë miellrat, sodën, sheqerin, kripën dhe i punojmë. Lyejmë me pak vaj ulliri një tavë me diametër 20 cm, hedhim brumin dhe e nivelojmë mirë me lugë. E pjekim për 30 minuta, derisa buka të ketë kulluar mirë e të ketë marrë ngjyrë lajthi. Pasi të ftohet, presim hollë disa feta dhe i thekim mirë. (Pjesën tjetër e ruajmë që ta bëjmë përshesh me lëng gjeli më vonë). Mbi fetat e thekura shtojmë nga një lugë çaji salcë kosi Schmand, pak salmon, disa fije kopre dhe i vendosim në pjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.