Filetë viçi me salcë boronicash dhe perime në avull

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 filetë viçi, e prerë në disa pjesë 3-4 cm të trasha 150 ml verë e kuqe 100 g boronica mali 1 lugë gjelle mjaltë 1 lugë gjalpë 1 degë rozmarinë 2 thelpinj hudhra lulelakër lejla shparguj karota të vogla ose baby karota

PËRGATITJA:

Ziejmë në avull perimet për rreth 10 minuta, por të mos zbuten shumë. I kripim dhe i marinojmë me vaj ulliri e limon. Verën bashkë me rozmarinën dhe boronicat i vendosim në një tenxhere dhe i vëmë të ziejnë, derisa të mbetet një salcë kompakte. Ndërkohë, në një tigan aromatizoj­më gjalpin me hudhrën dhe rozmarinën. Skuqim për pak minuta nga të dyja anët filetat e viçit dhe i vendosim në pjatën e perimeve. Shtojmë mbi to salcën e verës, disa kokrra boronicash prej saj dhe pak vaj ulliri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.