Rizoto me panxhar të kuq, arra dhe djathë Gorgonzola

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

300 g oriz Carnaroli 1 qepë e vogël 100 ml verë e bardhë 2 panxharë të zier, të bërë pure 10 arra të qëruara 200 g djathë Gorgonzola 1 lugë gjalpë 4 lugë vaj ulliri 2 lugë djathë Parmigiano Reggiano.

PËRBËRËSIT PËR LËNGUN E PERIMEVE:

1 karotë 1 qepë 1 degë selino Pasi t’i ziejmë, i kullojmë dhe e mbajmë lëngun të nxehtë në zjarr.

PËRGATITJA:

Në një tigan me pak vaj ulliri zbusim qepën, shtojmë orizin dhe i kaurdisim për pak minuta së bashku. Shtojmë verën dhe, pasi të avullojë, shtojmë gradualish­t lëngun e perimeve. Në fund, shtojmë purenë e panxharit, fikim sobën dhe i hedhim 2 lugë djathë të grirë dhe 1 lugë gjalpë. Më pas e tundim tiganin, që rizotoja të dalë kremoz e me salcën e tij. Në pjatën ku do ta shërbejmë, shtojmë kuba djathi Gorgonzola, arra dhe pak vaj ulliri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.