Panetone gastronomi­ke

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BUKËN:

300 g miell Manitoba 200 g miell tipi 00 200 ml qumësht i ngrohtë 2 vezë 10 g maja birre 50 g gjalpë në temperatur­ë ambienti 1 lugë çaji sheqer 1 lugë çaji kripë

PËRBËRËSIT PËR 3 SALCAT: SALCA E SPECIT:

2 speca gogozhare 1 patate e zier, e shtypur 1 gotë nga lëngu i gogozharev­e 100 g gjizë e ëmbël 1 thelb hudhër I kalojmë të gjithë përbërësit në blender, derisa të përftojmë një salcë homogjene.

KREMI I GJALPIT:

70 g gjalpë 2-3 gjethe borzilok 1 thelb hudhër lëkura e grirë e 1 limoni I përziejmë së bashku dhe përftojmë një gjalpë të aromatizua­r.

SALCA E KOSIT:

150 g salcë kosi 1 karotë e grirë 5 arra të thërrmuara 1 tufë kopër I përziejmë të gjitha së bashku, derisa të bëhet një krem homogjen.

PËRBËRËSIT PËR MBUSHJEN:

proshutë crudo porcheta sallam pikant vezë të ziera të prera në feta djathë Provolone

PËRGATITJA E BRUMIT:

Në qumështin e ngrohtë tretim majanë, sheqerin dhe një lugë miell. Më pas rrahim vezët në një tas. Miellin e situr e hedhim në rrahësen elektrike të vezëve. Shtojmë në të vezët, majanë tashmë të aktivizuar e të shkumuar, kripën dhe bëjmë një brumë që nuk ngjit. Nëse duhet, mund të shtojmë edhe pak ujë të ngrohtë. Pasi ta punojmë mirë dhe brumi të jetë elastik, e vendosim në një ambient të ngrohtë, që të rrisë volumin. Pas kësaj, e vendosim në një tavë me diametër 24 cm, por të jetë e lartë dhe, nëse nuk kemi, do të veprojmë në këtë mënyrë: në tavën që kemi, ngjisim me gjalpë në anë një letër kuzhine në lartësinë 40 cm. Duhet të kemi parasysh që buka do të fryhet si një panteone, për këtë na duhen anësoret e larta. Pasi brumi të jetë fryrë për herë të dytë, e pjekim në temperatur­ën 220 gradë. Buka duhet të jetë ftohur plotësisht kur ta presim në 5-6 feta rrethore. Fetën e parë e lyejmë me salcën e specit, pastaj shtrojmë proshutën crudo, shtresën tjetër e lyejmë me gjalpin e aromatizua­r dhe shtrojmë vezët dhe djathin, kurse shtresën tjetër e lyejmë me salcën e kosit dhe shtrojmë sallamin pikant. Lart e zbukurojmë me proshutë Mortadella me fëstëkë, ullinj e misra të zier. Panetonen e presim në feta dhe e shoqërojmë me një gotë verë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.