Kek me çokollatë dhe fruta

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

5 vezë në temperatur­ë ambienti 280 g miell për ëmbëlsira 120 ml gjalpë të shkrirë 50 ml vaj ulliri 100 g sheqer kaf 1 pako fryrës ëmbëlsiras­h 1 lugë vanilje të lëngshme 150 ml qumësht i vakët 150 g boronica 50 g copa çokollate

PËRBËRËSIT PËR DEKORIMIN:

200 g çokollatë boronica mjedra luleshtryd­he rrush francez

PËRGATITJA:

Në rrahësen elektrike të vezëve rrahim sheqerin me vezët, derisa masa të bëhet shkumë e qëndrueshm­e. Hedhim në të shumë ngadalë gjalpin e shkrirë, të përzier me vajin e ullirit. Shtojmë ngadalë qumështin e më pas miellin, duke e situr. Në këtë moment e fikim rrahësen, shtojmë boronicat, të cilat i kemi pudrosur më parë me miell, që të mos bien poshtë dhe i përziejmë me një spatul kuzhine. Në fund, shtojmë fryrësin dhe e pjekim për 45 minuta në temperatur­ën 170 gradë. Pasi keku të jetë pjekur, e vendosim të ftohet e ndërkohë shkrijmë në banjëmari çokollatën me një lugë gjalpë. E hedhim mbi kek dhe vendosim mbi të frutat e pyllit dhe gjethet e mentës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.