SUGJERIME

Living - - LIVING UDHËTIME -

Në Emirate do të gjeni kulturë dhe histori. Në këtë vend nuk ka vetëm qiellgërvi­shtës dhe qendra tregtare, por edhe një pafundësi muzesh dhe aktivitete­sh kulturore e artistike. PËR ADHURUESIT E ALKOOLIT: në dyqane e restorante, përfshirë edhe ato që ndodhen në qendra tregtare, nuk shitet apo shërbehet alkool. Nëse nuk bëni dot pa të, mos u shqetësoni, sepse gjeni me shumicë (përgjithës­isht me çmim të kripur) nëpër hotele. MOS E MERRNI ME VETE “BURKËN”. Përtej paragjykim­eve, Dubai është një qytet kozmopolit­an, ku 85 % e popullsisë përbëhet nga të huaj. Në plazhe dhe pishina të gjithë janë të veshur me rroba banje dhe në zonat turistike veshjet janë moderne. FUNDJAVA NIS E MBARON NJË DITË MË SHPEJT. Mbrëmjet “më të gjalla” janë të enjten dhe të premten (për një pjesë të mirë të vendasve e premtja është pushim), ndërkohë që dita e diel është më e qetë. Qendrat tregtare mbyllen në mesnatë. Keni pasur një ditë aktive dhe jeni kthyer vonë në hotel? Mos u shqetësoni, nuk do të mbeteni pa ngrënë apo pa blerë. Qendrat tregtare dhe restorante­t brenda tyre janë të hapura deri në mesnatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.