KËSHILLA PRAKTIKE

Living - - LIVING UDHËTIME -

Në Emirate gjithçka është e shtrenjtë, me përjashtim të taksive. Janë me leverdi, sidomos nëse jeni katër persona. Sezoni i pikut nis zyrtarisht pas 25 tetorit, por aktivitete­t kulturore-artistike e zbavitëse janë të pranishme që në fillim të muajit. TEMPERATUR­AT gjatë tetorit janë ende të larta, por të përballues­hme. Maksimalja shkon nga 370 celsius në fillim të muajit dhe 310 në fund të tij. NËSE KENI MUNDËSI TË SHMANGNI SEZONIN E PIKUT, BËJENI. Në tetor ka shumë më pak vizitorë, sidomos në Dubai. Kjo do të thotë më pak orë në radhë dhe më shumë kohë për të shijuar gjëra të ndryshme. MONEDHA ZYRTARE E EMIRATEVE ËSHTË DIRHAMI, AED. Një pjesë e madhe e dyqaneve dhe restorante­ve nuk pranojnë monedha të tjera ose aplikojnë kurs këmbimi aspak të favorshëm. Nëse nuk keni mundësi të merrni me vete AED, konvertoje­ni valutën që keni (euro ose dollarë) në pikat e këmbimit valutor në qendrat tregtare dhe jo në aeroport apo hotele.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.